MC Networking

Rrëzohet ura gjatë ndërtimit në Kolumbi, 10 puntorë të vdekur e disa të humbur (VIDEO+FOTO)

Të paktën 10 punëtorë ndërtimi humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën pasi një urë e ndërtuar pjesërisht në Kolumbinë qendrore u rrëzua të hënën.

Punëtorët po punonin në sistemin e kullimit të urës kur ndodhi incidenti. Viktimat u rrëzuan nga një lartësi prej 280 metër ndërsa ura ndodhej rreth 95 kilometra nga kryeqyteti kolumbian i Bogotës.

Nëntë nga punëtorët u vranë menjëherë dhe një punëtor i dhjetë vdiq nga lëndimet e tij në spital i cili u dërgua menjëherë pas aksidentit.

Disa punëtorë u plagosën dhe thuhet se njëmbëdhjetë të tjerë rezultojnë të humbur.

Autoritetet thanë se po hetojnë shkakun e shembjes së urës dhe po përpiqen të gjejnë sa njerëz ishin në strukturën e urës.

Zyrtarët thonë se 200 njerëz punojnë në anën e urës, por vetëm 20 prej tyre ndodheshin në anën që u shemb.

Ura është e gjatë 460 metra sipas Agjencisë Kombëtare të Infrastrukturës, dhe duhet të ishte gati e përfunduar në fund të muajit mars të këtij viti. Por me incidentin e ndodhur gjërat kanë ndryshuar dhe tani përfundimi i projektit do të zgjetet.

Presidenti Juan Manuel Santos ka kërkuar agjencisë infrastrukturës që të vizitoj vendin dhe me një mesazh në “Twitter” tha: “I shpreh solidaritetin tim të afërmve të viktimave.”

Ura po ndërtohej në një rrugë të re që lidh kryeqytetin me qytetin e Villavicencio.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top