Analisti Preç Zogaj thotë se narrativa e opozitës në këtë fushatë nuk sjell asnjë risi. Zogaj tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se PD po flet vetëm për arritjet e dikurshme, për të cilat është vlerësuar njëherë.
Është monotone narrativa e opozitës. Flitet për arritjet e PD. Janë të njohura, nuk them që duhen harruar. Por ato që janë hedhur njëherë në treg nuk japin më të njëjtën gjë. Pra opozita është në vendnumëro. Nuk ka më risi. Opozita duhet të ndryshojë rrënjësisht mënyrën e komunikimit. Duhet të ketë një narrativë që mbështetet në aktualitetin e gjërave. Kjo lloj retorike, mënyra si është përdorur. Është përsëritje.
0 Comments: