Gazetarja Klodiana Lala dha në emisionin “Të Paekspozuarit” disa detaje në lidhje me hetimin e krimit zgjedhor. Lala tha se krahas rastit të bërë publik, ka një hetim që ka nisur pas sekuestrimit të telefonit të një të dënuari.
Janar-prill, 25 procedime penale që lidhen me vepra të krimit zgjedhor. 7 janë regjistruar me iniciativën e prokurorëve. Në total janë referuar 65 materiale por një pjesë e tyre kanë kaluar te prokuroritë e juridiksionit të zakonshëm. Në platformë ka pasur një fluks ankesash për mënyrën si keqpërdoret administrate, si resurset shtetërore vihen në shërbim të fushatës. Zyrtarisht ka vetëm një rast, ai i Lushnjës. Njëri nga hetimet po mbahet në sekret të plotë, por ka nisur nga sekuestrimi i celularit të një të dënuari, i cili ka rezultuar i përfshirë në fushatë. Ku do të shkojë ky hetim mbetet për t’u parë.
0 Comments: