Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka përfunduar procesin e dërgimit të zarfeve me fletët e votimit për diasporën. Sipas KQZ, deri tani janë shpërndarë 154,770 zarfe për votuesit që janë regjistruar jashtë vendit, dhe deri në fund të ditës pritet që rreth 22 mijë fletë votimi të mbërrijnë në KQZ.
Megjithatë, përfaqësuesi i Partisë Demokratike në KQZ, Franc Nuri, në një intervistë për “MCN Informacion”, tha se gjatë këtij procesi janë evidentuar disa problematika që PD i ka dërguar në formë shkresash zyrtare tek KQZ-ja dhe OSBE/ODIHR.
Problemet e evidentuara gjatë këtij procesi janë evidentuar disa problematika që PD i ka dërguar në formë shkresash zyrtare tek KQZ-ja dhe OSBE/ODIHR.
Ato janë dublimet e zarfeve, kur filloi dërgimi i fletëve të votimit, u konstatuan dublime të disa zarfeve, ku pati më shumë zarfe të prodhuara se sa numri i përcaktuar për dërgim. KQZ-ja e shpjegoi këtë si një problem teknik, por PD kërkoi një hetim të thelluar dhe sqarim të numrit të zarfeve të prodhuar dhe shpërndarë.
Një tjetër problem ishte gabimi i kodit postar për votuesit jashtë vendit, duke krijuar konfuzion dhe vonesa në dërgimin e materialeve. Në disa raste, materialet janë shpërndarë dy herë nga DHL, duke e bërë procesin më të ndërlikuar.
PD dërgoi vëzhgues që mbajtën turne 24 orë për të monitoruar shpërndarjen e fletëve të votimit. Vëzhguesit kanë konstatuar se shpërndarja nuk ka ndodhur gjithmonë sipas protokolleve të parashikuara.
Disa herë, postierët e DHL nuk kanë dorëzuar personalisht fletët e votimit, por i kanë lënë ato në kutitë postare ose afër derës, ose edhe në disa raste, janë hedhur nëpër koshat e plehrave.
Sipas protokollit, çdo person që merrte fletën e votimit duhet të nënshkruante për ta marrë atë. Megjithatë, në shumicën e rasteve, ky protokoll nuk është respektuar, dhe nuk është kërkuar nënshkrimi i marrësit, duke rrezikuar integritetin e procesit të votimit.
Një tjetër problem që është ngritur sipas tij është kthimi i materialeve të votimit në raste kur votuesit nuk mund ta pranonin fletën.
Nuri theksoi se këto probleme janë të rëndësishme sepse, si opozitë, PD dëshiron një pjesëmarrje të lartë të votuesve nga diaspora, por këto vështirësi teknike po e pengojnë këtë qëllim.
Të gjitha këto janë problematika sepse ne si opozitë duam një pjesëmarrje sa më të lartë.
Tani këtyre po u pamundësohet vota e tyre me vështirësi teknike dhe faji po i ngelet operatorit zyrtar.
Problem tjetër është kthimi mbrapsht, në shumë raste nuk shkon operatori t’ua kthej mbrapssh, dhe u thotë shkoni te pika më e afërt që në një rast në Itali, që na u raportua ishte 800 km larg.
KQZ-ja të ndërmarrë masa për të siguruar një proces më të sigurt dhe më të drejtë për votuesit jashtë vendit.
0 Comments: