MC Networking

Zguro: Krimi zgjedhor është sofistikuar

Dhimitër Zguro nga Qëndresa Qytetare thotë se janë të shumta rastet e shkeljes së Kodit Zgjedhor përgjatë gjysmës së parë të fushatës. Në studion e MCN përmes Skype, Zguro tha se Qëndresa Qytetare ka referuar abuzimin me fondet e Kuvendit dhe po mbledh prova për indicie të tjera që lidhen me shpërdorimin e fondeve publike.

Fibank

Krimi zgjedhor ka filluar të sofistikohet. Prokuroritë kanë nisur të jenë më proaktive. Nga ne është referuar një rast ndaj kryetares së Kuvendit, për shpërdorimin e fondeve të Kuvendit, pasi ka rezultuar se me fonde publike ka organizuar takime me deputetë të PS. KAS e ka pranuar se kemi të bëjmë me shpërdorim të fondeve publike.

Po verifikojmë indicie dhe nëse sigurojmë prova të mjaftueshme do t’i çojmë në prokurori.

Në këto zgjedhje kemi të bëjmë për herë të parë me implementimin e votës së diasporës. Ekziston mundësia për votimin familjar, po mbetet vështirësia për t’u hetuar.

Një raport që është publikuar së fundmi nga QQ, pranë KQZ janë denoncuar 107 raste të shpërdorimit të burimeve publike. Në vlerësimin tonë ka shkelje vërtet flagrante. Kemi vënë re përdorimin e shkollave, shpërndarjen e lejeve të legalizimit. Hetimi i krimeve zgjedhore do të ishte efektiv nëse kryhet dhe jep rezultat para zgjedhjeve.   

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top