MC Networking

Termoizolimi i banesave/ Mena: Procesi i licencimit të audituesve të energjisë, jo i drejtë

Inxhinierja Dëshira Mena për termoizolimin e banesave, thotë se ligji i performancës së energjisë në ndërtesa ka dalë në vitin 2016 dhe më pas ka filluar të vihet në efiçencë nga Agjencia e Efiçencës së Energjisë, e krijuar enkas për këtë proces.

Nga studio e “MCN Economy” ajo deklaroi se sa i takon efiçencës së energjisë, Shqipëria është në hapat e parë duke kujtuar se tashmë është bërë kriter për marrjen e lejes së ndërtimit edhe efiçenca e energjisë.

Sipas saj, është shumë e rëndësishme që të shtohet numri i ndërtesave me efiçencë energjetike, duke bërë edhe ndërhyrjet në objektet e vjetra.

Mena shtoi se procesi çalon te audituesit e energjisë, pasi përzgjedhja e tyre është bërë në mënyrë jo të drejtë, por ngriti shqetësim edhe në faktin se vlerësimi i objekteve nuk bëhet në terren.  

Në vitin 2016 u bë ligji për performancën e energjisë dhe vetëm në vitin 2019 kur u ngrit Agjencia e Efiçencës së Energjisë, nisi të aplikohet në një pjesë të ndërtesa.

Por shumë pak ndërtesa janë të pajisura me certifikatën e efiçencës së energjisë që duhet të shoqërojë çdo kontratë shitje dhe qiraje.

Kjo certifikatë të tregon llojin e klasifikimit nga pikëpamja energjetike të kësaj godine.

Kjo do të thotë që ai që jeton në këtë godinë do të ketë mundësi të shpenzojë pak. Përkthehet në kursim dhe përmirësim të cilësisë së jetesës.

Për objektet ekzistuese duhet bërë vlerësim teknik i objektit dhe për këtë janë audituesit e certifikuar të energjisë.

Personi përgjegjës që ka një licencë për të kryer këtë inspektim, ka aftësitë dhe të drejtën për të lëshuar një certifikatë të efiçencës së energjisë. Është një proces i gjatë, nuk bëhet brenda natës.

Duhen bërë matjet e duhura për ambientet e brendshëm, kushtet e jashtme në periudha të ndryshme të vitit, për të vlerësuar se sa është konsumi i energjisë brenda një viti.

Duhen pajisje të certifikuara, persona të certifikuar dhe gjithë këto të dhëna që mblidhen do të hidhen në programin kompjuterik që bën analizën e tyre dhe në fund do të dalë certifikata e efiçencës së energjisë.

Por problemi është se puna duhet bërë në terren dhe jo te programi kompjuterik për të gjeneruar certifikatën. Menaxhimi i audituesve është thelbësor, se mund të futen të dhëna fiktive.

Në Shqipëri që nga momenti që është lëshuar ky proces, do të kuptohet se është një numër i madh jashtë normave dhe jashtë standardeve, duke pasur parasysh audituesit që janë në terren.

Licencimi i audituesve ka ndodhur në mënyrë jo të drejtë dhe këtu çedon procesi.

Duhet një listë e caktuar profesionesh për tu bërë auditues, së pari duhet të kesh bërë inxhinieri dhe listë e përcaktuar inxhinierish.

Pas masterit duhet bërë një kurs një vjeçar, i cili është vetëm për formimin profesional si auditues dhe në fund duhet dhënë një provim shteti.

Ti merr një certifikatë nga universiteti i cili të quan auditues të energjisë. Aktualisht kemi vetëm 93 auditues të efiçencës së energjisë.

Sistemi duhet ndërtuar mbi kritere të caktuara dhe standarde që nuk çedojnë.

Një objekt me performancë të mirë energjetike do të thotë që ti jeton brenda duke mos shpenzuar shumë.

Mënyra e parë është mbështjellja e banesës, veshja siç i themi ne e cila varet sipas klimës, pozicionit gjeografik, materialeve të ndërtimit.

Të gjitha këto elementë ndihmojnë dhe përcaktojnë se sa do të jetë shtresa e izolimit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top