MC Networking

Qori: Shqipëria ka nevojë për standarde, duhen ndryshuar rregullat e sistemit

Kreu i Lëvizjes Bashkë, Arlind Qori, thotë se programi i partisë që ai drejton është programi i transformimit të madh ekonomik dhe social të Shqipërisë.

Ai deklaroi për emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se për këtë program kanë punuar mbi 50 ekspertë dhe profesionistë të shumë fushave për 15 muaj.

Në vijim shtoi se Shqipëria ka nevojë për vendosjen e standardeve të mirëfillta dhe se duhen ndryshuar rregullat e këtij sistemi ekonomiko-shoqëror.

Shqipëria ka nevojë për shumëçka, për të shkapur shtetin, për të luftuar korrupsionin.

Shqipëria ka nevojë për vendosjen e standardeve të mirëfillta, vendosjen e minumimit jetik dhe shumë e shumë të tjera.

Shqiptarët japin më shumë nga sa marrin. Mund të ketë ikur 40% e popullsisë për shkak të sistemit të vendosur nga elita politike dhe ekonomike.

Fakti që një pjesë e madhe e shoqërisë ndodhet nën këmishën e forcës, nuk do të thotë se duan këmishën e forcës.

Duhen ndryshuar rregullat e këtij sistemi ekonomiko-shoqëror.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top