Për deputeten socialiste Ermonela Felaj, secili nga deputetët, ish-ministrat dhe zyrtarët e lartë të Partisë Socialiste që janë arrestuar, duhet të ballafaqohen me drejtësinë për të drejtën që pretendojnë.
Duke folur në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ajo deklaroi se të arrestuarit në radhët Partisë Socialiste numërohen me gishtat e njërës dorë dhe nuk mund të barazohen me Partinë Socialiste.
Secili nga ata ka një sfidë, një betejë, nuk e ka as me PS, as me mediat, e ka me gjykatën dhe prokurorinë. Ky është sistemi dhe kështu duhet të funksionojë.
Siç thotë Kryeministri, përgjegjësia penale është individuale dhe kështu është.
Përgjegjësia jonë si parti është reflektimi i Partisë Socialiste që të përfshijmë figura dhe njerëz të lirë.
Partia Socialiste nuk ka ndërhyrë në punën e prokurorisë.
Fakti që SPAK arrin të godasë në nivelet e larta, tregon që reforma në drejtësi ia ka arritur qëllimit.
E pyetur për ish-zëvendëskryeministrin Arben Ahmetaj, refuzoi që ta komentojë si politikane, por si ish-prokurore e ftoi që të përballet me drejtësinë.
Ftesa ime si ish-prokurore për ish-kolegun tim, është që gjithë këtë ballafaqim ta bëjë me organet e drejtësisë.
Secili nga këta politikanë apo deputetë nuk kanë një llogari me Partinë Socialiste, por me drejtësinë dhe do të duhet që të ballafaqohet atje, për të drejtën që pretendon.
0 Comments: