Gazetari Andi Bushati tha në studion e emisionit “Të Paekspozuarit” se pagesa që kryebashkiaku Erion Veliaj i ka bërë studios avokatore amerikane nuk habit njeri. Sipas Bushatit, si një nga njerëzit më të rëndëishëm në PS, Veliaj e di se me lobimin e duhur në Amerikë, drejtësia shqiptare mund të bëjë një hap pas.
Në këtë fabul, Erion Veliaj në imagjinatën tonë ka më tepër mundësi se pagesa e kësaj kontrate. Ai mbahet sot në burg me vendim gjykate dhe me kërkesë të SPAK. Erion Veliaj e ka bërë këtë kontratë kur është ndier i rrezikuar. Erion Veliaj është një nga hierarkët e PS dhe e di më smirë së kushedi tjetër se drejtësinë shqiptare mund ta zhbësh edhe duke lobuar në Amerikë. Ai e di që nëse ti prek telat e duhur në Amerikë, SPAK, GJKKO nga instrumente të drejtësisë mund të kthehen në instrumente vasaliteti. Nëse Veliaj është futur në burg me leje të Ramës, të harxhojë sa të dojë. Rama ka lekë edhe për Amerikën edhe SPAK-un. Veliaj e di që “kolegët” punojnë me urdhër.
0 Comments: