Gazetari Klodian Tomorri denoncoi në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, se kryebashkiaku i arrestuar i Tiranës, Erion Veliaj ka lidhur kontratë me një zyrë avokatie amerikane, e cila është paguar si kapar 300 mijë euro.
Tomorri deklaroi se është një kontratë e firmosur në 1 mars mes Erion Veliaj, vëllait të tij Arbër Veliaj dhe studios ligjore amerikane “Kasowitz Benson Torres”, e cila si objekt parësor ka që studio amerikane do të ofrojë konsulencë juridike, mediatike dhe strategjike lidhur me procesin që ka në Shqipëri, dhe ndër të tjera përfshihen edhe shërbime lobimi.
Nën objektin e kontratës ka dhe shërbime lobimi, se studioja amerikane do të kryejë komunikim për llogari të zotit Velaij në Departamentin Amerikan të Shtetit dhe organizma të tjera amerikane, duke bërë edhe PR, në SHBA për llogari të zotit Veliaj.
Është një kontratë e bërë sipas marrëveshjes kuadër, kur nuk e ke të qartë se sa shërbime do të marrësh.
Në këtë rast çmimi i shërbimet për njësi janë tarifat orare për avokatët. Për zotin Veliaj studioja ligjore ka caktuar tre avokatë.
Njëri avokat do paguhet 1950 dollarë në orë, tjetri 1275 dollarë në orë dhe avokati i tretë 500 dollarë.
Për çdo orë që do të punojnë për zotin Veliaj, avokatët do të paguhen me këto tarifa.
Shuma e dhënë si kapar është 300 mijë dollarë dhe kjo shumë nëse nuk do të plotësohen orët deri në këtë shumë, zoti Velaij merr mbrapsht diferencën.
Por nëse do të ketë nevojë për më shumë orë pune, zoti Velaij paguan më tepër.
Është një kontratë e papërcaktuar për orët e punës. Mendoj se qëllimi kryesor i kontratës është çështja e lobimit në SHBA.
0 Comments: