Gazetarja Ola Xama dha në studion e “Të Paekspozuarit” disa të dhëna në lidhje me kompaninë në pronësi të vëllait të kryebashkiakut Erion Veliaj. “Gogel”, kompania në pronësi të Arbër Veliajt, është subjekt i hetimeve të SPAK në lidhje me dosjen e kryebashkiakut.
One është një nga klientët kryesorë të Gogel, në pronësi të Arbër Veliajt, vëllai i kryebashkiakut. SPAK është duke hetuar edhe konfliktin e interesit mes Gogel dhe One dhe dy kontrata që One ka marrë në Bashkinë e Tiranës me vlerë 1.1 milionë euro.
Në Shqipëri, historitë e suksesit janë ato të njerëzve që lidhen me politikanët. Historiku i Gogle, në 2011 kishte xhiro 100 mijë euro me fitim 10 mijë euro dhe më pas i është shitur Arbër Veliaj dhe i rritet xhiroja në 3 milion euro dhe në vitin 2013 shkon në 8 milion euro. Në 2022 Arbër Veliaj ka themeluar Gogel Holding. Të ardhurat arrijnë në 30 milionë euro dhe fitimet 4.5 milionë euro.
Pagesat që ka bërë Gogle ndaj qendrës dhe zyrës së zonjës Xoxa janë: 100 mijë euro te Partner Law, drejt Ava Studio 70 mijë euro dhe 20 mijë euro në drejtim të Qendrës Byl-A.
0 Comments: