Gazetarja Klodiana Lala për hyrjen në zyrat e kompanisë telefonike “One” natën e Krishtlindjeve të dy personave të maskuar dhe mos njoftimin e policisë e sheh si të dyshimtë.
Në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se në orën 02.30 të mëngjesit të 25 dhjetorit dy persona të maskuar kanë hyrë në godinë dhe sipas të dhënave kanë dëmtuar një pajisje, por këto të dhëna nuk janë pranuar zyrtarisht.
Sipas saj, policia ka nisur hetime për moskallëzim krimi dhe veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës.
Lala hedh dyshime se mund të jetë ndërhyrë në server dhe se kjo ngjarje mund të ketë lidhje me dosjen hetimore të kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliaj.
Policia thotë se nuk ka pasur dijeni deri në ditën që u njoftua nga media. Arsyeja pse kjo ngjarje u mbajt e fshehtë ka një pikëpyetje të madhe.
Gentian Koçi punonjës sigurie në kompaninë “One”, ka pranuar se është e vërtetë që dy personat e maskuar që duket sikur kanë levë në dorë kanë hyrë në zyrat e kompanisë, por pretendon se kanë dëmtuar vetëm një nga dyert de duke qenë se nuk kanë dëmtuar gjë tjetër, nuk kanë kallëzuar.
Personat e tjerë nën hetim janë Arsid Feshti punonjës sigurie në “One”, dhe Erald Sina është drejtues departamenti në zyrat e pasurisë së kompanisë “One”.
Në momentin që ngjarja ka ndodhur Gentian Koçi nuk ka njoftuar policinë, por vetëm kompaninë private dhe është vendosur që si nga kompania “One” dhe nga kompania e sigurimeve “Nazeri 2000” që kjo ngjarje të mos denoncohet.
Dyshimet që pas kësaj ngjarje fshihet diçka, janë të forta. Dyshimet janë se aty mund të kenë ndodhur shumë gjëra.
Por që nga 25 dhjetori ka kaluar kohë shumë e gjatë dhe që nga 25 dhjetori mund të jetë ndërhyrë në pamje për të mos përfshirë persona të tretë.
Kompania "One" është një nga klientet kryesore të Arbër Veliajt, që është vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Për këtë ngjarje Prokuroria Tiranë ka çelur hetim për dy vepra penale për “Moskallëzim krimi” dhe “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.
Ka dyshime por në momentin është në Prokurorinë e Tiranës. Ende nuk është futur SPAK, nuk dimë nëse ka lidhje me dosjen Veliaj.
Nëse do të ketë dyshime, do bashkohet me dosjen kryesore të zotit Velaij. Po këqyren shumë kamera të bizneseve përreth.
Të gjitha kompanitë e Arbër Veliajt po hetohen. Po shikohen të gjitha transaksionet që ka pasur me të gjitha kompanitë.
Kompania “One” është klientja kryesore e kompanisë "Gogel" të vëllait të Erion Veliaj, Arbër Veliaj.
0 Comments: