MC Networking

Rikthimi i ekspertëve amerikanë në SPAK/ Bejko: Frikë duhet të kenë ata që kanë abuzuar me pushtetin (VIDEO)

Politologu Roland Bejko, rikthimin e ekspertëve amerikanë në SPAK e sheh si zhvillim pozitiv dhe vazhdim të mbështetjes së SHBA për reformën në drejtësi.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, ai tha se askush nuk e dinte se çfarë do të bënte qeveria e re e Donald Trump, duke qenë se kishte bërë disa deklarata të bujshme, të cilat u përkthyen si anti-Soros dhe krijuan idenë se Amerika ishte tërhequr.

Bejko shtoi se frikë duhet të kenë të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin.

Ambasada amerikane për disa ngjarje të bujshme që ndodhën nga SPAK nuk u shpreh, filloi të krijonte një ide se Amerika ishte tërhequr dhe këtë e përforcoi Rama duke thënë se tani e tutje do kujdesem unë për SPAK.

Në aspektin funksional nuk i kanë bërë asnjëherë publike se çfarë janë këta ekspertë.

Por nga informacionet që rrjedhin nga gazetarët pranë këtyre institucioneve, ata asistojnë oficerët e Byrosë Kombëtare të Hetimit, kanë të dhëna nga institucionet partnere, përpunojnë ato, sa i përket krimit të organizuar pastrimit të parave të vendeve partnere dhe jo vetëm.

Në aspektin politik ka shumë rëndësi se mjafton ardhja e tyre në Shqipëri na jep të drejtën të mendojmë se qeveria e zotit Trump, me sa duket Shqipërinë vazhdon ta konsiderojë një zonë në gjeopolitikën botërore të rëndësishme.

Ambasada amerikane nuk është një institucion i pavarur, për më tepër që nuk kemi dhe ambasador.

Ambasada amerikane vepron sipas udhëzimeve që jep Departamenti Amerikan i Shtetit.

Frikë duhet të kenë të gjithë ata që kanë abuzuar me pushtetin, nuk ka rëndësi se sa kohë kanë qenë në pushtet.

Berisha për ta shkrirë SPAK duhet të ketë ¾ në parlament, por Berisha nuk ka gjasa të vijë në pushtet.

Nëse bien dakord e kanë këtë të drejtë se republikë parlamentare jemi dhe i marrin vendimet.

Në momentin që administrata Trump dhanë mbështetje, tregon se janë këtu, do e mbështesin drejtësinë e re.

Sa i takon çështjes McGonigal që sipas opozitës implikon Edi Ramën, Bejko tha se sa më shumë të thellohen në këtë dosje, aq më shumë del i implikuar Kryeministri Rama.

Sipas tij, njeriu që duhet të ketë frikë nga thellimi i hetimit dhe rigjykimi, është Kryeministri Edi Rama, i cili del i implikuar në pagesën dhe lobimin pranë tij, që të luftohej kryetari i opozitës së atëhershme Lulzim Basha.

Ndërsa për kandidatët për deputetë të cilët janë nën hetim u shpreh se partitë politike i mbajnë, pasi janë të kapur të gjithë dhe i shantazhojnë liderët me dosje.

Mendoja se Edi Rama do bënte pastrimin e listës dhe do bënte një listë të pastër, shto këtu faktin që ka thënë se drejtësia të veprojë dhe për bashkëpunëtorët e mi.

Ai tha më pas se do e rishikojmë drejtësinë e re në raport me faktorin ndërkombëtar.

Ndërsa Berisha bën një veprim jo elektoral, duke thënë se do e shkrij SPAK.

Kjo na lë të kuptojmë se Berisha nuk do e marrë pushtetin, ose nuk do që ta marrë pushtetin.

Subjektet politike i kandidojnë sepse të gjithë kanë kapur të gjithë, kanë dosje të tyre, informacione, i mbajnë nën shantazh.

Edhe vartësit e kanë kapur Kryeministrin se abuzimin në detyrë nuk e kanë kryer vetë, por në dijeninë e Kryeministrit, përveç institucioneve që janë jashtë instrumentit të tij.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top