MCN televizion vjen me një aplikacion për zgjedhjet nga ku të gjithë qytetarët do të mund të ndjekin rezultatet më të fundit.
Eksperti i IT, Arbër Ormëni sqaroi për “MCN Informacion” se bëhet fjalë për një aplikacion që do përpiqet të japë një panoramë më të qartë për zgjedhjet, të gjithë vizitorëve të faqeve të MCN TV, ku të dhënat do të jenë në kohë reale.
Do ju vijë në ndihmë gjithë paneleve të ndryshme që do bëjnë analiza në studio sa i takon zgjedhjeve, iu jep mundësinë atyre të shohin elementë teknikë.
Jo më larg se sot kemi komunikuar me Komisionin Qendror të Zgjedhjeve, me ekspertë që po përgatiten me platforma të ndryshme dhe do i japim këto informacione në kohë reale.
Do të kalkulohen të dhënat nga sistemi i KQZ në brendësi, direkt tek aplikacioni në MCN.
Pjesa e kalkulimit do të jenë në kohë të dhëna dhe nuk do të hidhen me dorë.
Lidhja me KQZ-në, është se po planifikojnë një platformë për këto media që duan akses të pakufizuar në të dhënat reale.
Ndërsa inxhinieri i software, Mateo Doda deklaroi se aplikacioni është në fazë zhvillimi dhe se është uebsajti i lajmeve të MCN tek ky uebsajt do reflektohen në kohë reale rezultatet që parashikohen në bazë të mandateve të qarqeve reale.
Do të jetë gati që para zgjedhjeve për të analizuar dhe supozuar qarqet që ka luhatje, si Shkodra që u fitua nga PS, do bëhen supozime të ndryshme, tip sondazhesh.
Sistemi i zgjedhjeve tona ndjek formulën që vota totale nuk përfaqëson domosdoshmërisht fituesin, por është numri i mandateve.
Qytetari do të marrë një informacion të tërthortë se si funksionojnë zgjedhjet. Qytetarët nuk duhet të presin të shohin një edicion lajmesh.
Kjo është diçka që i hyn në punë vetë analistëve. Do të ketë një sërë funksionalitetesh shumë të thjeshtuara.
Do iu shërbejë analistëve, partive dhe qytetarëve të ndryshëm. Do të ketë monitorim në kohë reale të votave të kandidatëve.
0 Comments: