MC Networking

600 mijë të pasiguruar, Hoxha: Janë shumë më pak. Rama fryn shifrat për propagandë

Eksperti i sigurimeve shoqërore, Kujtim Hoxha, e quan dezinformuese deklaratën e kryeministrit Edi Rama për numrin e punonjësve të pasiguruar në Shqipëri. Në studion e MCN, Hoxha tha se numri i të pasiguruarve është shumë më i vogël, por po fryhet nga kryeministri për qëllime elektorale.

Në vitin 2013, kur ka marrë pushtetin kanë qenë 713 mijë të siguruar. Ndërsa sot, sipas të dhënave të tij, janë rreth 820 mijë të punësuar që paguajnë sigurime. 710 mijë janë përfitues të skemës. Të deklarosh që ke 600 mijë të pasiguruar është problem iu madh. Me strukturat e veta e ka pasur për detyrë evidentimin dhe luftën kundër informalitetit.

Nuk janë 600 mijë të pasiguruar. Censusi i fundit ka evidentuar 2.4 milionë banorë në Shqipëri. Janë 820 mijë të punësuar. Janë edhe 710 mijë përfitues. Pra, kjo shifër e kalon mbi 1.5 milionë. Pra, këta janë të gjithë mbi 18 vjeç. Pra, i bie që popullsia e paregjistruar është shumë herë më pak. Ose e ka shifrën e gabuar ose bën propagandë. E thotë se pavarësisht se qytetarët nuk sigurohen, ne u shërbejmë falas.

 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top