Kombëtarja shqiptare është e gatshme të nisë sot rrugëtimin e saj në kualifikueset për Kupën e Botës 2026, duke u përballur me Anglinë.
Gazetari sportiv, Jurgen Zela, i ftuar në programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, e cilëson ndeshjen e sotme si një moment të rëndësishëm dhe si një hap të ri për kombëtaren drejt finales së kampionatit botëror.
Sigurisht që të gjithë presin me padurim ndeshjen e sotme, sepse është nisja e një rrugëtimi të ri për kombëtaren shqiptare.
Synojmë të arrijmë aty ku nuk kemi qenë asnjëherë më parë, në finalet e Kupës së Botës. Deri tani, kemi qenë dy herë në finalet e Evropianit, por kjo është diçka më e madhe dhe është në fokusin e përgjithshëm.
Kemi pasur gjithmonë skuadra të mëdha në kualifikueset e mëparshme, por tani është ndryshe. Kemi arritur të jemi më konkurrues, dhe fokusi është që të mbështesim skuadrën tonë.
Pavarësisht kundërshtarëve të fuqishëm si Gjermania, Spanja dhe Anglia, tifozët e dikurshëm të këtyre skuadrave tani janë mbështetës të kombëtares shqiptare. Kemi shansin për të bërë diçka të mirë dhe për të qenë të barabartë me këto ekipe.
Megjithatë, Zela shprehu disa rezerva për ndeshjen e parë, duke theksuar se nuk do të kishte dëshirë që të nisnim me një përballje kaq të vështirë, për shkak të forcës së kundërshtarit.
Personalisht nuk do doja që ta nisnim me një ndeshje kaq të vështirë për vet faktin që dihet se Anglia është ndër skuadrat më të forta në botë, finaliste e Kampionatit Evropain.
Ka edhe një element tjetër që ndoshta nuk e peshojnë të gjithë si të rëndësishëm, por trajneri Thomas Tuche debuton ndaj Shqipërisë.
Ky është një moment shumë i veçantë dhe i rëndësishëm për të, pasi do të duhet të japë një performancë të lartë, pas dy finaleve të humbura nga Anglia.
Një humbje ndaj Shqipërisë do të ishte një goditje e rëndë për të, dhe kjo e bën edhe më të vështirë sfidën.
0 Comments: