Është qëlluar me armë zjarri në drejtim të kompanisë “CFO Pharma” të biznesmenit Nadir Çausholli gjatë orëve natës.
Lidhur me këtë ngjarje gazetari Artan Hoxha anë ‘MCN Live’ u shpreh se kemi të bëjmë me një sulm tipik të cilët janë vështirë për tu zbardhur, të cilat kanë si qëllim kryesor presionet dhe vendosjen e gjobave ndaj bizneseve.
Ai tha se ngjarje të tilla mbeten të vështira për tu zbardhur, teksa theksoi se ka dyshime që pjesë e aksioneve të ketë qenë dhe Ervis Martinaj.
Sipas tij pronari i kompanisë ka qenë i hetuar dhe më herët, është një mesazh paralajmërues për diçka më të rëndë, duhet të zbardhet patjetër.
Është një ngjarje e ndodhur në orët e para të mëngjesit dhe nga mënyra se si ka ndodhur ngjarja kemi të bëjmë me një histori që ndodh hera parë pas kaq kohësh që nuk ishte prezentë. Një sulm i tillë tipik i fundit ka ndodhur goditja ndaj fasadave me Top channel kur u vra roja, pro që vazhdon ende të jetë e pazbuluar.
Kemi të bëjmë me një sulm tipik që mbesin ngjarje të pazbuluara dhe janë të përqendruara kryesisht në aksin Tiranë-Durrës, Tiranë-Fushë Krujë, pra në zonën industriale, kryesisht këto ngjarje janë presion kërcënim, vendosje gjobash ndaj kompanive të mëdha apo bizneseve.
Qëllimi i sulmit është pikërisht kjo që po ndodh sot, dalja në media, krijimi i një klime pasigurie, terrori. Realizimi i një ngjarje të tillë në këtë formë me breshëri kallashnikovi, të paktën 20 plumba janë gjetur në fasadë kanë dashur ta çojnë të plotë mesazhin te pronari.
Kemi të bëjmë me një kompani që dhe në të kaluarën ka pasur probleme me institucionet shtetërore, pra ka pasur konflikte, por kishte vite që kishte rënë në qetësi. Është një kompani e madhe në tregun farmaceutik, është kompani me histori të gjatë në tregun farmaceutik, është fuqizuar.
Në të shkuarën është hetuar dhe dyshuar se pjesë e aksioneve ka qenë dhe Ervis Martinaj. Pra dhe kjo ka qenë në të kaluarën por sot është herët për të gjykuar sepse ngjarja sa po ka ndodhur, por çfarëdo që të jetë motivi ngjarja duhet zbardhur se është një mesazh që i shkon jo vetëm kësaj kompanie por të gjithave.
0 Comments: