MC Networking

Gjirokastër/ 17 vjeçarja i dha fund jetës, shkak dyshohen sjelljet bullizuese të mësues në shkollë

Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur mëngjesin e sotëm të hetojë rastin e vetëvarjes se Irsa Muçollarit nxënëses së Gjimnazit "Siri Shapllo" në qytetin e Gjirokastrës.

Nisur nga indiciet që kanë patur si bazë publikimin në rrjetet sociale të disa mesazheve të shkëmbyera mes disa nga shokët e saj të klasës, sot Prokuroria e Gjirokastrës ka nisur hetimet konkrete me këtë rast duke marrë fillimisht në pyetje prindërit e vajzës së ndjerë.

Mësohet nga burime të OPGJ se prindërit kanë deklaruar se kishin vënë re tek vajza gjendje të rënduar emocionale dhe e mbyllur në vetvete ditët e fundit por që nga natyra që kishte ajo, ata nuk u përqendruan.

Ndërkaq sot OPGJ pritet të marrë në pyetje shokët e klasës së 17 vjeçares për të zbardhur arsyen që e nxitën të vetvarej. Mësohet se një mësuese që jep anglisht në këtë gjimnaz, ka qenë shkaku që 17 vjeçarja t'i jepte fund jetës pasi ajo kishte shfaqur veprime bullizuese ndaj saj orët e fundit, gjë që ka bërë që e ndjera të shpërthejë në lot e më pas në shtëpi të merrte aktin e rëndë. Vështirësitë ekonomike familjare dhe sjelljet bullizuese kanë rënduar shëndetin mendore të 17 vjeçares.

Pikëpyetjet që ngrihen sërish është roli i psikologes së shkollës, neë të dyja rastet e vet vrasjes së të rinjve në harkun kohor të një muaji në Gjirokastër roli i tyre ka qenë inekzistent. Ndërkaq drejtoria e arsimit për të dyja rastet e rënda nuk ka patur asnjë reagim qoftë dhe ngushëlluese apo masa të marra në këto institucione.

Vetë drejtoresha e zyrës arsimore Albania Hasanaj nuk ka bërë asnjë prononcim pavarësisht kërkesave të medias se si po procedohet në institucionet vendore arsimore kur ka raste të tilla të rënda.

Akoma edhe më të rëndë e bënë këtë rast nëse shkaku kryesor i marrjes së këtij veprimi ka qenë një mësuese.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top