Më 27 janar përkujtohen viktimat e Holokaustit, një prej krimeve më të rënda në historinë e njerëzimit, ku miliona hebrenj u vranë dhe u zhdukën nga regjimi nazist.
Hamit Kaba, drejtor i institutit të historisë në Akademinë e Shkencave në 'MCN Informacion' teksa bëri një përkufizim për Holokaustin u shpreh se bashkë me të dhe koncepti gjenocid, apo pastrimi etnik interferojnë te njëra-tjetra sepse ka të bëjë me zhdukjen e popujve.
Ai tha se shqiptarët janë treguar tolerant dhe mikpritës ndaj hebrenjve dhe se ata bënë më të mirën e mundshëm gjë që nuk ndodhi te vendet e tjera.
Sipas tij duke kujtuar Holokaustin ne nuk përkujtojmë vetëm hebrenjtë e zhdukur por dhe ata që mund të jenë gjallë sot e kësaj dite, e kujtojmë këtë ngjarje për ta bërë si njëlloj ngjarje mbarë botërore që gjëra të tilla të mos ngjasin në jetën e njerëzimit.
Ne përkujtojmë 80 vjetorin e Holokaustin që si datë është marrë çlirimi i Aushvicit nga trupat e ushtrisë kuqe, është simbol i shfarosjes së hebrenjve pas luftës së dytë botërore sepse Aushvici mban vendin e parë. Holokausti është një koncept ka të bëjë me zhdukjen e hebrenjve.
Ne duke kujtuar Holokaustin ne nuk përkujtojmë vetëm hebrenjtë e zhdukur por dhe ata që mund të jenë gjallë sot e kësaj dite, por e kujtojmë këtë ngjarje për ta bërë si njëlloj ngjarje mbarë botërore që gjëra të tilla të mos ngjasin në jetën e njerëzimit, por për fat të keq ngjarjet e fundit kanë treguar se popujt nuk mësojnë nga historia.
Ai shtoi se flitet vetëm për një kategori të zhdukurish pas luftës së dytë botërore dhe është më i rëndi sepse gjysma e popullsisë hebreje u zhduk dhe popuj të tjerë kanë pësuar dëme të mëdha në atë periudhë, por në rastin e hebrenjve kemi një zhdukje masive të një kategorie njerëzish.
Koncepti gjenocid, Holokaust dhe pastrimi etnik interferojnë te njëra-tjetra por kanë të përbashkët zhdukjen e një populli. Fenomeni i antisemitizmit nuk ishte vetëm në Gjermani por dhe në vende të tjera.
Në Rusi kishte miliona hebrenj dhe vende të tjera të Evropës sepse historia e hebrenjve është histori e trishtë dhe e veçantë.
Shpjegimet janë nga më të ndryshmet, por hebrejtë konsideroheshin si një popull inteligjentë, kapin ndryshimin, kyçet e ekonomisë dhe ata i kishin këto pika, por duhet të kishim parasysh se vetë nazimi mbështetej mbi racizmin dhe kundërshtarët e tyre nuk ishin vetëm hebrenjtë, por demokracitë perëndimore, komunistët që i rrezikonin. Gjermania dukej se e kishte inatin me gjithë botën.
Që të shpëtosh 2 apo 3 mijë hebrenj nga 6 mijë të zhdukur duket si pikë ujë në mes të oqeanit, por duhet të kuptojmë se këto pika uji ishin jetë njerëzish dhe është gjë e veçantë që ka ndodhur në Ballkan. Shqiptarët bënë më të mirën e mundshëm gjë që nuk ndodhi te vendet e tjera. Shqiptarët janë treguar tolerant dhe mikpritës ndaj hebrenjve.
0 Comments: