MC Networking

Vetëdeklarimi i pakicave, Azizaj: Zgjidhje e mirë, parandalohen deklarimet e rreme

Konstitucionalisti Altin Azizaj e cilëson zgjidhje të mirë rregulloren e re që qeveria ka miratuar për detyrimin e të gjitha pakicave në vendin tonë që të vetëdeklarohen. Azizaj tha në një intervistë me MCN se komisioni që parashikon kjo rregullore do të parandalojë deklarime të rreme që mund të jenë bërë për benefitet që mund të ofrojnë nacionalitete të tjera.

Ne kemi pasur dy regjistrime të popullsisë, një në 2011 dhe tjetri në 2022. Në këto dy hapa institucionalë është lënë i lirë edhe identifikimi prej qytetarëve shqiptarë i pakicës kombëtare të cilës i takon. Kanë qenë të lirë në zgjedhjen e tyre. Tashmë për ta instrumentalizuar qartazi këtë, për të mos e lënë në një dorë që është free në kuptimin e përfaqësimit, është bërë një zgjedhje e mirë nga Këshilli i Ministrave për ngritjen e një komisioni që do i referohet edhe statistikave dhe të dhënave identitare në regjistrin e gjendjes civile, në historikun e krijimit të regjistrit të gjendjes civile, në verifikimin e vërtetësisë së tyre. Sepse e dimë shumë mirë se para ndonjë vullneti vulnerabël të ndonjë qytetari që për të përfituar nga nacionalitete të ndryshme, regjistrohen ose bëjnë deklarime që janë ose kanë qenë të paverifikuara. Ngritja e një komisioni të tillë në kuptimin ligjor do të përcaktonte raporte të qarta mes asaj që ka në gjendje, që ndodhet në RSH dhe hapësirës së lirisë që përfitojnë ato 9 nacionalitete. Në përcaktimin e qartë të numrit të tyre, nën qëllimin e organizimit, por edhe të zgjerimit të hapësirave të lirisë. Nuk ka asgjë të shëmtuar e të keqe sesa kur i lihet qytetarit nëpërmjet verifikimit identifikimi qartazi i kujt nacionaliteti i takon ai.  

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top