MC Networking

Gjinishi: Janë kërkuar 20 mijë apartamente bosh në Tiranë për refugjatët palestinezë 

Ermir Gjinishi, pedagog në Institutin e Studimeve Evropiane (ISE), tha në se është diskutuar për akomodimin e refugjatëve të Gazës në Shqipëri. Sipas Gjinishit gjeneralmajori palesinez Gibril Rajub është takuar me Ramën dhe Berishën, të cilët e kanë pranuar kërkesën. Ai bën me dije se është folur për blerjen e 20 mijë apartamenteve vetëm në Tiranë, ku donator do jetë BE dhe kostoja do jetë 800 euro për metër/katror. 

Njoftimin për këtë familje (palestineze) prej 5 vetësh e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë. Në planin e parë duket diçka humane. Por më bëri përshtypje që erdhi nga Gaza me charter. Nuk është fare çështje humane. Pse në Shqipëri, kur kanë Jordaninë dhe Egjiptin aty pranë. Kush i nxori nga Gaza? Kur gaza është e rrethuar. Më duket shumë më tepër se propagandë e Ramës. Kemi të dhëna faktike, publike…Një personazh interesant palestinez ka qenë në Shqipëri këto ditë, Gibril Rajub, gjeneralmajor. Ka dy ardhje në 30 ditë. Ky ka qenë në një aktivitet në Pallatin e Kongreseve më 17 dhjetor, me kryetarin e bashkisë Erion Veliaj. Ka edhe një takim tjetër më pas. Mandej Gibril Rajub ka qenë në Gjenevë. Në 6 janar fillon pjesa e dytë e lojës që ka lidhje me sekuencën që ka ndodhur mbrëmë. Gjeneralmajori erdhi në petkun e sportit, të Komitetit Olimpik të Palestinës. Në 6 janar u takua me Edi Ramën në orën 11:00 dhe në orën 1:00 në Rogner me Berishën. Problemi është çfarë është diskutuar. Tre çështje të rëndësishme, mundësi akomodimi të refugjatëve të Gazës në Shqipëri, dhe vendosjen në apartamente boshe. Janë diskutuar edhe zonat ku mund të vendosen. Mendohet se 20 mijë apartamente bosh në Tiranë është kërkuar të jenë në dispozicion të këtyre refugjatëve. Këto apartamente do blehen. Është folur për blerjen e 20 mijë apartamenteve dhe donator do jetë BE. Çmimi do jetë 800 euro për metër katror. 20 mijë apartamente janë vetëm në Tiranë". 

fix
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top