Eksperti i çështjeve ndërkombëtare Ilir Kulla, për listën e re të Presidentit amerikan në largim në Ballkan, thotë se emrat do të dalin brenda dhjetë ditëve të ardhshme për sa kohë që Joe Biden është ende në detyrë.
Në emisionin “Zonë e Lirë” të Arian Çanit në MCN TV, ai deklaroi se në listë krahas personazheve nga Kosova, do të ketë edhe nga Shqipëria.
Në listën e zezë të amerikanëve nga Shqipëria do jenë personazhe nga fusha e politikës dhe biznesit.
Ka kohë që punohet për disa emra dhe verifikime ndaj tyre.
Për tu futur në listë përfshihen shumë gjëra brenda, nuk është diçka e momentit, por janë moskorrektësia politike, korrupsioni etj.
Ndërsa për të përfshirët në listë nga Kosova, Kulla tha se Ushtria Çlirimtare e Kosovës ka prodhuar gati të gjithë partitë politike në Kosovë.
Në vijim shtoi se Albin Kurti nuk mund të jetë në listën e zezë për sa kohë që është kryeministër.
0 Comments: