MC Networking

Milo: Dialogu strategjik Kosovë-SHBA, nivel i lartë bashkëpunimi

Ish-ministri i Jashtëm Paskal Milo, thotë se dialogu strategjik mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës është një mënyrë për të evidentuar një marrëdhënie të veçantë dhe cilësore mes dy shteteve.

Nga studio e lajmeve të MCN TV, Milo hoqi paralele dhe tha se një dialog i tillë është si ato marrëveshje të partneritetit strategjik që ka nënshkruar Shqipëria, që të dy vendet përkatëse kanë një marrëdhënie të veçantë përtej marrëdhënieve të zakonshme që mund të kenë dy vende të caktuara.

Sipas tij, është një marrëdhënie më shumë miqësore në raport me dy vende që mund të kenë marrëdhënie, por nuk janë kaq afër.

Fibank

Kosova nga Beogradi diferencon se ka nën histori të veçantë me SHBA, se janë SHBA ato që u investuan fort gjatë konfliktit në Kosovë për ta çliruar Kosovën dhe për të krijuar shtetin e pavarur të Kosovës, marrëdhënie që ka baza të veçanta.

SHBA janë ato që ndikuan në krijimin e shtetit të Kosovës. Unë e shoh këtë si një hap përpara për të shkrirë edhe atë pak akull që ishte krijuar mes Kosovës dhe SHBA, pasi SHBA nuk kanë rënë dakord me disa nga qëndrimet e zotit Kurti.

Se po të kesh dialog strategjik është një nivel i lartë bashkëpunimi. Ndërsa Shqipëria ka nënshkruar dokumentin e partneritetit strategjik me SHBA.

Ne kemi me disa vende partneritet strategjik. Rruga e Kosovës për në NATO do të jetë ende e gjatë pavarësisht se qeveria e Kosovës këmbëngul, e dëshiron, shqiptarët e Kosovës e duan, por aktualisht Kosova por edhe çdo vend tjetër kandidat për në NATO duhet të plotësojë disa kushte.

Kosova mund të thotë se i ka plotësuar kushtet që kërkohen, por përveç plotësimit të standardeve luftës kundër korrupsionit, krimit të organizuar, probleme teknike të sigurisë, te gjitha vendet anëtare të NATO-s duhet të japin mendim pozitiv dhe të pajtohen që dhe Kosova të bëhet anëtare të NATO-s.

Ne kemi pesë vende të Bashkimin Europian dhe të NATO-s që nuk e njohin Kosovën dhe që këtu fillon problemi.

Sa i takon protestave që kanë përfshirë në vend, Milo thotë se nuk beson se pas tyre qëndrojnë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe se nuk janë financuar nga faktori anti-serb.

SHBA-të nuk janë pas protestave, se nuk mund të bëjnë një politikë me dy standarde në raport me Serbinë, kur dihet që SHBA gjatë viteve të fundit kanë bërë përpjekje që t’i zhvillojnë marrëdhëniet me Serbinë.

Madje shqiptarët kanë pasur arsye që të mbesin të pakënaqur nga ky afrim i SHBA me Serbinë.

Duket që Vuçiç e përdor këtë argument për tu justifikuar përballë protestave që po bëhen gjithnjë e më të fuqishme.

Aktualisht Vuçiç e ndjen veçanërisht pasi protestën e kanë marrë në dorë studentët, se po i rrezikohet pozita.

Për sa kohë protestat i organizonte opozita protestat nuk ndihej i rrezikuar, se mbështetja ndaj opozitës nuk është aq e madhe sa ti rrezikojë pozitën.

Elementi më dinamik është lëvizja studentore, pranë së cilës grumbullohen dhe qytetarë të tjerë dhe fermerë.

Për sa kohë që këto protesta do qëndrojnë në këtë nivel, Vuçiç, që është autoritar dhe vë në përdorim gjithë instrumentet që ka në dorë si kryetar i shtetit, nuk besoj se rrezikohet në këtë masë që janë protestat aktuale.

Nëse këto protesta radikalizohen, bëhen më masive dhe dalin jashtë kornizës demokratike të ushtrimit të opozitës në rrugë me parulla dhe nuk prekin institucionet, mendoj se do përpiqet ta kapërcejë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top