MC Networking

Komisionerët kërkojnë të bëhen gjyqtarë/ FactCheck zbardh dy kërkesat, gjyqtarë Apeli dhe pjesë e SPAK (VIDEO)

Teksa bënë bilancin, komisionerët e vettingut në javën e fundit të dhjetorit 2024, kërkuan nga qeveria, parlamenti dhe ndërkombëtarët që t’i bëjnë ata gjyqtarë Apeli dhe stafin mbështetës ta akomodojnë si pjesë të SPAK.

Nga aktiviteti i bilancit të vettingut ku u duartrokitën rezultatet, dilema se ku do të përfundojnë stafet e KPK-së dhe Komisionerëve Publik mbetet ende.

Kjo u duk qartë edhe në fjalën e kreut të KPK-së deri më 31 dhjetor 2024, z.Roland Ilia.

Fibank

Ndërsa dokumentet e siguruara nga FactCheck nxjerrin në pah se zyrtarisht prej tre vitesh edhe pse e dinin shumë mirë që pas përfundimit të mandatit do të mbesnin pa punë. Komisionerët kanë kërkuar me shkresa të bëhen sa gjyqtarë e po aq edhe pjesë e SPAK.

Në shkresën e vitit 2022 me firmë të Pamela Qirkos dhe Florian Ballhysës parlamenti bëri një amendim që s’u miratua kurrë, atë të dhënies së zyrtarëve të vettingut, statusin e gjyqtarit.

Ata kërkojnë të kenë status magjistrati dhe në përfundim të mandatit të bëhen gjyqtarë Apeli.

Jo zyrtarisht emisioni FactCheck mëson se komisionërët kanë marrë një përgjigje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor i cili u ka thënë që të bëjnë kërkesa individuale e jo në grup.

Ndërsa dokumenti tjetër i përket shkurt 2024, ku Komisioneri Publik Ballhysa kërkon që stafi i tij mbështetës të bëhet pjesë e strukturës së posaçme SPAK.

E pikërisht kjo kërkesë kërkon ndryshimin e një prej 7 ligjeve të reformës çka kërkon shumicë të cilësuar dhe një dakordësi politike mes palëve të cilat sot janë në fushatë elektorale dhe në mision për të marrë pushtetin e radhës.

Kjo shkresë e dërguar për dijeni edhe kreut të SPAK z.Altin Dumani vjen në një moment kur ai pritet të marrë kompetencat e vijimit të vetting dhe e cilësoi procesin e kryer deri më tani si një standard që dha kontribut.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top