MC Networking

Kronologjia e vettingut/ Nisi me Gjykatën Kushtetuese përfundoi në Prokurorinë e Tiranës (VIDEO)

Vettingu zbrazi Gjykatën Kushtetuese në nisje të tij, ndërsa pas shtatë vitesh vendimi i fundit ishte konfirmimi në detyrë i prokurores së Tiranës, Eranda Laze.

Si pjesë e ndryshimeve kushtetuese të vitit 2016 miratuar me 140 vota, në dhjetor të vitit 2017 Komisioni i Pavarur i Kualifikimit njohur ndryshe edhe si KPK bëri publik listën e gjyqtarëve dhe prokurorëve që do ti nënshtroheshin kontrollit.

Magjistratët do të kalonin në sitën e tre kolonave përfshi pasurinë, aftësitë profesionale dhe integritetin dhe pastërtinë e figurës.

Fibank

Lista ishte e gjatë me plotë 57 subjekte, ndërsa i pari që do duhet të dilte para trupës gjykuese ishte anëtari i Kushtetueses z.Fatos Lulo, transmeton emisioni “FactCheck” në MCN TV.

Seanca e përballjes së tij me gjetjet e vettingut u mbajt më 21 Mars 2018, siç dhe shihet në këto pamje. Por z.Lulo vendosi të mos ishte i pranishëm ndërsa u përfaqësua me avokatin e tij Ardian Visha.

Tre ditë më pas më 23 Mars Trupa gjykuese u shpreh me vendim ku në emër të KPK-së, kryetarja z.Genta Tafa Bungo lexoi shkarkimin.

E teksa për z.Lulo ishte seanca e parë në vetting, zyrtarisht KPK vendimin e parë ndaj një subjekti të ligji të rivlerësimit e ka dhënë në shkurt të vitit 2018.

Siç dhe duket në dokument vendimi mban datën 8 shkurt 2018, nr.1. Trupa gjykuese e përbërë nga Brunilda Bekteshi kryetare dhe anëtarët Etleda Çiftja dhe Genta Tafa Bungo vendosën ta ndërpresin procesin pasi subjekti Besnik Imeraj kishte dhënë dorëheqjen.

Ndërsa vendimi i fundit edhe pas zgjatjes me dy vite të mandatit të KPK-së që do duhet të kishte përfunduar më 31 dhjetor 2022, mban datën 8 nëntor 2024.

Ai i përket subjektit të rivlerësimit prokurore Eranda Laze e cila ndryshe nga nisja e vetting me dorëheqje e shkarkim e mbylli këtë proces me konfirmim.

Znj.Laze u konfirmua si magjistratja e fundit në këtë proces me votat e dy anëtarëve Pamela Qirko dhe Alma Faskaj ndërsa Xhensila Pine në cilësinë e relatores ka qenë kundër konfirmimit në detyrë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top