MC Networking

Bilanci i vettingut në 7 vite, gjyqtarët ata që u shkarkuan më shumë/ Pasuria dogji shumicën (VIDEO)

Gjyqtarët rezultojnë më të prekurit nga procesi i vettingut ku në 7 vite, KPK e cila nuk do të ekzistojë më shkarkoi 146 prej tyre.

Në një bilanc 6 vjetor të vendimmarrjeve KPK ka shpallur 805 vendime nga shkurt 2018 deri më 30 nëntor 2024, përpara se të pushonte së ekzistuari më 31 dhjetor 2024.

Ndër këto vendime rezultojnë se prokurorët janë ata që janë konfirmuar më së shumti në detyrë me 167 konfirmime ndërsa 165 janë gjyqtarët e konfirmuar.

Fibank

Të certifikuar me vetting janë edhe dy ish inspektorë të KLD-së, dy inspektorë të KLGJ-së dhe 37 ndihmës ligjorë.

Nga 268 vendime për shkarkim nga detyra për 146 gjyqtarë, 1 ish-gjyqtare në GJL, 116 prokurorë, 1 inspektor në KLGJ dhe 4 ndihmës ligjorë.

Edhe ndër të shkarkuarit nga detyra për shkak të mos plotësimit të tre kritereve si pasuri ana profesionale dhe pastërtia e figurës rezultojnë gjyqtarët ata që nuk kanë kaluar kontrollin në numrin më të lartë.

Edhe duke përfituar nga aneksi G i Kushtetutës i cili u jepte mundësin e dorëheqies teksa do dilnin në seancë për tu përballur me gjetjen e vetting gjyqtarët janë ata që kanë numrin më të lartë të dorëheqjes.

Nga 105 dorëheqje në total, 61 janë gjyqtarët duke nisur nga ata kushtetues deri tek gjyqtarët e juridiksionit të përgjithshëm. 27 prokurorë, një ish prokurorë 14 ndihmës ligjorë dhe një ish-inspektorë të KLD.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top