MC Networking

“Ikonostaset e Shqipërisë”, Drishti: Janë një mur ndarës mes tokësores dhe hyjnores. Morëm përsipër një gamë të gjerë ikonostasesh

Një ditë më parë në Akademinë e shkencave u promovua libri “Ikonostaset e Shqipërisë nga autorët Ylli Drishti dhe Andrea Llukani.

 

Fibank

Një nga autorët, Ylli Drishti tha në studion e MCN Informacion se në botim janë përfshirë një gamë e gjerë ikonostasesh, 48 gjithsej.

Drishti thotë se në vendin tonë është preferuar që sfondi i ikonave të jetë i artë.

Bashkë me kolegun Andrea Llukani i cili është një ekspert në fushën e ikonografisë, ka mbaruar studimet në Athinë, ne para dy vitesh përuruar një botim Arti i Ikonografisë në Shqipëri. Pas këtij botimi të përbashkët menduam të bënim një botim tjetër, një bashkëpunim në fushën e ikonostaseve. Nuk e filluam nga A, ka pasur shkrime kushtuar ikonostaseve, të botuara në revistën Monumentet, në revistën Kandavia të ASH, por ishin të karakterit studimor për një ose dy ikonostase. Në rastin tonë morëm përsipër një gamë më të gjerë. Janë 48 ikonostase, të dy tipeve, ato prej muri të pikturuar dhe prej druri të gdhendur, pjesa me e madhe të praruar. Kërkonte angazhim serioz, se na u desh të hynim në arkivin e institutit kombëtar të trashëgimisë kulturore ku aty ruhen një koleksion i madh vizatimesh. Janë bërë vizatime me dorë. Atëherë punohej me laps, në shkallë 1 me 10, ose 1 me 5.

Ikonostaset përveç funksionit të tyre fetar, është një mur ndarës mes tokësores dhe hyjnores. Një mur ndarës ku me shumë rigoriozitet janë ato brezat e vendosje së ikonave. Ikonostasi klasik është me tre breza.

Që nga 1948 është bërë lista e objekteve që u futën në atë që quhen monumente të trashëgimisë kulturore . Janë bërë lista të tjera në 1961. Numri i tyre është shtuar duke u vënë në mbrojtjen e shtetit. Duke u vënë në mbrojtjen e shtetit dhe krijimi i instituteve të kulturës në 1965 u krijua një institucion që merrej me studimin, ruajtjen dhe restaurimin e tyre.

Ngjashmëria e tyre është tek brezat të cilat të përcaktuara.

Mënyra e zbukurimit, mënyra e koloritit ndryshon. Bullgarët dhe rumunët përdorin ngjyrën bojqiellit. Në vendin tonë preferohet sfondi i ikonave të jetë i artë. Nga gjysma e dytë të shekullit 19, mbase për arsye ekonomike nuk janë me ngjyrë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top