MC Networking

Siria/ Osmani: Tërmet gjeopolitik që do transformojë rajonin. Lojën e drejton Amerika (VIDEO) 

Eksperti i gjeopolitikës Kreshnik Osmani në një lidhje me skype për edicionin e lajmeve në MCN TV tha se situata në Siri është një ekuacion i komplikuar ku po përballen fuqitë e mëdha. Sipas tij ky “tërmet i ri gjeopolitik” do ta transformojë rajonin në tërësinë e tij. Osmani thotë se Amerika është lojtari kyç në Siri, që po e drejton lojë nëpërmjet grupeve rebele të kontrolluara nga Erdogani.

Fibank

Situata është e komplikuar dhe është një nga ekuacionet më të vështira në botë. Është një tërmet i madh gjeopolitik që ka lidhje me përballjen e të gjitha fuqive të mëdha në Lindjen e Mesme, është një moment i ri gjeopolitik, moment i ri historik, që transformojë rajonin në tërësinë e tij. Në varësi si do shkojnë situatat, të përcaktohet fati i Jordanisë, fati Irakut, rajoneve të Sirisë verilindore, kurdët në Turqi, janë të gjithë aktorët që po luajnë dhe po përplasen atje, për të përgatitur formulën e re, për lojën e re.  

Ajo që po ndodh atje në këtë moment është një skemë jashtëzakonisht e komplikuar ku të gjithë lojtarët po luajnë kundër të gjithëve. SHBA ka thënë që ka aleatë strategjikë kurdët, dhe një aleat të madh strategjik si Turqia, dhe i mirëkuptojmë shqetësimet ndaj grupeve turke që godasin Turqinë. Amerika është e dyzuar mes aleatit strategjik, grupacioneve kurdë në verilindje të Sirisë, dhe shprehën nevojën e madhe për aleancën strategjike me Turqinë. Loja atje është e tillë që turqit, amerikanët dhe izraelitët kanë bërë një marrëveshje që t’i hapin rrugën SHBA-ve në Siri. Golani për amerikanët është një terrorist që kanë vënë 10 milionë dollarë për kokën e tij. Por amerikanët janë të bindur se Golani mund ta pastrojë figurën nëse bën një proces që arrin pikësynimet amerikane dhe turke në Siri. 

Amerika në Siri do tranzicion të paqtë të pushtetit, goditjen e grupeve të lidhura me Al-Keadën, ISIS-in, goditjen e Iranit, Hezbollahut, rrëzimin e Assad-it dhe një qeveri të unitetit kombëtar. Turqia do të shtojë zonën tampon, të mbyllë problemet, të amortizojë goditjen e organizatave kurdë, dhe ta ketë Sirinë kartë të fortë në tryezën me Trumpin kur ai të vijë në pushtet. Të gjitha lëvizjet e Rusisë në Lindjen e Mesme, Ballkan, në Afrikën e Veriut, Sirinë Perëndimore, ku del me luftanijet ruse në Detin Mesdhe...Lojtari kyç që është Amerika po e drejton lojën në Siri nëpërmjet grupeve rebele të kontrolluara nga Erdogani”.

Osmani tha se asnjë lojtar s’do t’i marrë të gjitha në Siri, por të gjithë do të marrin aq sa u lejon loja e drejtuar nga Amerika. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top