MC Networking

“Skandali mikrokredive në SPAK”/ “FactCheck” zbardh dosjen, intersi i borxheve 700 %!

Interesa stratosferike më të larta se dhe bota e errët e krimit të parave me fajde, ka prodhuar skema e mikrokredive. Këtë e thotë dosja hetimore dorëzuar në SPAK, ndërsa emisioni “FactCHeck” zbulon se shkohej deri në 700 % të kredisë së marrë.

Skandali i mikrokredive do të hetohet nga SPAK dhe nëpërmjet shortit është përzgjedhur Prokurori Edvin Kondili për të udhëhequr këtë hetim. Emisioni “FactCheck” ka trajtuar edhe më herët këtë proces ndjekur nga prokuroria e Tiranës ndërsa në dokumentet e siguruara rezulton se nëpërmjet MCA, FINAL dhe skemës së ngritur nga i ndjeri Olsi Ibro qytetarët paguanin deri në 700 % për kreditë e pashlyera në kohë tek bankat e nivelit të dytë.

Fibank

Ja çfarë thuhet në dokument “Vlera e principalit në kredinë e re të ristruktuar përbëhej nga vlera e urdhrit të ekzekutimit të lëshuar nga banka e nivelit të dytë + një vlerë tjetër  detyrimi i përllogaritur padrejtësisht nga momenti i lëshimit të urdhrit të ekzkutimit, deri në momentin e shitjes së këtij detyrimi tek “MCA”, apo “Final” + vlera e shërbimit përmbarimor, vlera e shpenzimeve ligjore, dhe në disa raste edhe kamata ligjore të tjera. Por kjo  vlerë e re “kredie”, e cila nuk disbursohej asnjëherë tek qytetarët, rritej në mënyrë eksponenciale për shkak të kamatave ligjore, të cilat ishin tepër të larta: 2% në ditë, pra 700% në vit”.   

Nëpërmjet kësaj skeme sipas hetimeve të deri më tanishme është arritur të vidhet nga qytetarët një vlerë në afro 40 milion euro thotë dosja e kaluar në SPAK, ndërsa shteti rezulton të kishte dijeni prej vitesh pasi ka qenë ministria e drejtësisë ajo që ka depozituar kallëzimin penal.
Emisioni “FactCheck” ka mundur të sigurojë një kopje të këtij kallëzimi i cili nxjerr në pah një situatë skandaloze.

Teksa Ministria e Drejtësisë kishte hequr licensat përmbaruesve, ata vijuan ende të ushtronin aktivitetin dhe janë tallur me Ministrinë duke kthyer pranë këtij institucioni me qese mbeturinash dosjet përmbarimore.
 
“Në vijim të kërkesave të Ministrisë së Drejtësisë, më datë 14.10.2019, në mëngjes, në ambientet e Ministrisë është paraqitur shtetasi G.K, i cili ka kërkuar të dorëzojë disa thasë me dosje përmbarimore, pa treguar se në emër të kujt po kryente dorëzimin. Ky veprim i kryer prej tij është në kundërshtim me ligjin nr. 26/2019 “Për shërbimin përmbarimor gjyqësor privat,” si dhe me udhëzimin nr. 4846/33, datë 3.11.2010, të Ministrit të Drejtësisë. Dosjet e dorëzuara fizikisht në hollin e Ministrisë së Drejtësisë (fillimisht rreth 6 thasë të zinj me qese plehrash) nga shtetasi G.K u shoqëruan me shprehjen e tij: “I gjeta këto dosje aty përjashtë dhe i solla këtu… Kush do i marrë… nuk e di të kujt janë.”
 
Pak ditë më pas thuhet në material në ministrinë e drejtësisë janë paraqitur disa shtetas të tjerë të paidentifikuar e sërish shtetasi G.K duke dorëzuar 104 thasë të tjerë. 
Këto veprime i përkasin vitit 2019. Nëse Institucionet shtetërore do kishin reaguar me forcën e ligjit ndaj kësaj situate skandaloze të krijuar edhe në hollin e vetë Ministrisë së Drejtësisë, ndoshta kjo skemë abuzive do ishte ndaluar që 5 vite më parë. 
Ndërsa sot pas 5 vitesh, nga 2019 do t’i duhet SPAK të zbulojë nëse organizatorët zbatuesit e përfituesit e kësaj skeme kanë patur apo jo mbrojtjen e zyrtarëve të lartë apo qoftë edhe tolerimin e shtetit.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top