Një raporti i IDM i publikuar një ditë më për vitin 2023 nxjerr në pah mungesën e transparencës dhe llogaridhënies në institucionet publike.
Hulumtuesja Megi Reçi, nga organizata IDM tha përmes një lidhje “Skype” me studion e lajmeve të MCN Tv se institucionet e vlerësuara më mirë janë Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Drejtësisë, ndërsa ato të vlerësuar më dobët janë Ministria e Shëndetësisë dhe e Arsimit.
Sipas Reçit, fushat më problematike kanë rezultuar pjesëmarrja qytetare, efektiviteti i procesit të konsultimit publik dhe fusha e mosdiskriminimit dhe gjithëpërfshirjes.
Monitorimi ka mbuluar 10 institucione të qeverisjes qendrore dhe ka parë procesin e konsultimit publik për 50 akte ose politika publike e këtyre institucioneve përgjatë viteve 2022-2023.
Megjithëse qëllimi nuk ka qenë renditja e institucioneve, një nga gjetjet është dhe ky vlerësim. Institucionet e vlerësuara më mirë janë Ministria e Brendshme, Ministria e Bujqësisë dhe Ministria e Drejtësisë.
Në fund të vlerësimit rezultojnë Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit. Pjesa tjetër e informacioneve janë ndërmjet, me një performancë më mesatare.
Çështjet e transparencës dhe llogaridhënies përgjatë procesit të konsultimit publik kanë rezultuar problematike.
Megjithatë duhet thënë që transparenca është një nga fushat e vlerësimit më të mirë edhe pse është në nivelin 53%.
Fushat më problematike kanë rezultuar pjesëmarrja qytetare, efektiviteti i procesit të konsultimit publik dhe fusha e mosdiskriminimit dhe gjithëpërfshirjes.
Më tej Reçi tha se një nga rekomandimet kryesore të studimit është përshtatja e metodave të konsultimit me grupet e targetuara.
Një nga rekomandimet kryesore të studimit është dhe përshtatja e metodave të konsultimit me grupet e targetuara, me nevojat e atyre grupeve me kapacitete apo specifike. Jo për këdo është i aksuesueshëm publikimi elektronik. Duhen marrë parasysh dhe nevojat e komuniteteve të caktuara.
0 Comments: