MC Networking

I dënuar me burg përjetë, dërgohet në regjimin “41-bis” Fran Marashi/ Rrezik për arratisje

Fran Marashi, një person i dënuar me burg përjetë për vrasje dhe pengmarrje, i cilësuar me rrezikshmëri të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit, është dërguar në regjimin e posaçëm të izolimit “41-bis”.

Më datë 13 dhjetor 2024, me Urdhrin nr. 620 të Ministrit të Drejtësisë, i burgosuri Fran Marashi, 46 vjeç, lindur dhe banues në Shkodër, është vendosur në Regjim të Posaçëm “41-bis” në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale të sigurisë së lartë në Peqin për një periudhë njëvjeçare. 

Fibank

Fran Marashi është dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, sipas vendimit nr. 31, datë 31 janar 2000, për kryerjen e disa veprave penale të rënda, përfshirë: 

- Pjesëmarrje në banda të armatosura 

- Vrasje me dashje të punonjësit të policisë (katër raste) 

- Vrasje me dashje të punonjësit të policisë, mbetur në tentativë (dy raste) 

- Vrasje me dashje 

- Heqje e paligjshme e lirisë 

Gjatë periudhës së vuajtjes së dënimit, Fran Marashi është dënuar tre herë për veprën penale “Largimi i të burgosurit nga vendi i qëndrimit” dhe dy herë për veprën penale “Futja ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e vuajtjes së dënimit”.

Nga të dhënat rezulton se i burgosuri ka shkelje të përsëritura disiplinore nga viti 2011 deri më sot, të lidhura me futjen dhe përdorimin e sendeve të ndaluara në institucion. Ai përbën rrezik të lartë për arratisje dhe për sigurinë e brendshme të institucionit. 

Regjimi i posaçëm “41-bis” zbatohet ndaj individëve që kanë kryer vepra të rënda penale në kuadër të organizatave kriminale, terroriste apo bandave të armatosura dhe që përbëjnë rrezik të lartë shoqëror.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top