Jo më larg se kjo javë ka qenë BERZH qe ka paralajmëruar çeljen e tenderit masiv prej thuajse 370 milionë eurosh për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, ndërkohë që drejt fundit janë edhe disa projekte shumë të rëndësishme të këtij lloj, siç është Tiranë-Rinas, apo Tiranë Durrës.
Lidhur me këtë ekspertja e ekonomisë Teuta Nunaj në një lidhje skype me MCN Economy u shpreh se pas viteve “90 e konsideruam si diçka të panevojshme dhe se asnjëherë nuk u mendua për një plan se si hekurudha të bëhej rentabël.
Ajo tha se vetëm 4-5 vitet e fundit ka pasur një vëmendje të shtuar ndaj këtij sektori dhe mungesa e tij është një dëm i madh i shkaktuar ndaj ekonomisë së vendit dhe vënia e tij në funksion do të përkthej në ulje të shpenzimeve për konsumatorët.
Është amortizuar si pasojë e amortizimit të të gjithë ekonomisë shqiptare, pra fillimi i viteve ‘90 çdo gjë që ishte e ndërtuar dhe funksiononte përgjatë periudhës së regjimit komunist quhej si diçka komuniste dhe që nuk është e duhura.
Nisja e ekonomisë shqiptare me atë çekun e famshëm çekun e bardhë që nisim gjithçka nga zeroja e dëmtoi në tërësi ekonominë dhe një nga këto ishte dhe pjesa e hekurudhave shqiptare.
Nëse ne do flisnim në atë kohë për pjesën e rentabilitetit e besoj se mund të ketë një rentabilitet të ulët e kostos së mbajtjes së lartë dhe nga ana tjetër kjo mund të çonte në një nivel shumë të lartë shpenzimesh, por asnjëherë nuk u mendua hekurudha shqiptare të paktën në tre dekadat e para të tranzicionit që kjo hekurudhë të mund të bëhej rentabël.
Edhe pse ne kemi atë anën tjetër shumë shqiptarë duke marrë mjetet e tyre personale e mendonin si më të përshtatshme dhe komode udhëtimin e tyre jashtë Tirane, dhe kjo e ka dëmtuar këtë sistem në tërësi.
E para do quaja këtë lloj mentalitetin tonë kundrejt gjithçkaje të realizuar gjatë periudhës komuniste nxorëm për skrap dhe e quajtëm të panevojshme dhe asnjëherë nuk u mendua një plan se si kjo hekurudhë të bëhej rentabël.
Më tej ajo shtoi se vetë personalisht e përdor shumë hekurudhën dhe se në Itali është një nga mjetet më të mira të transportit pasi përdoret dhe nga një numër i madh turistësh.
Një numër shumë i madh turistësh e përdorin trasprtin hekëurudhor dhe kjo do të thotë një kosto shumë e ulët pushimesh për ta sepse mund të lëvizin në shumë vende me pak shpenzime.
I gjithë ky sistem transporti publik e bënë shumë të lehtë prandaj ne jemi shumë të humbur sa i përket transportit hekurudhor sepse duke synuar ta shkatërrojmë gjithçka pastaj e nisim nga e para.
Në këtë pikë jemi shumë pas, duhet të marrim shembujt e vendeve të zhvilluara për të rritur infrastrukturën hekurudhore. Nëse do e vendosim në funksion transportin hekurudhor e para do kemi ulje të kostove dhe kjo do përkthehet në një ulje të shpenzimeve për konsumatorin.
0 Comments: