MC Networking

Spahiu: Hekurudha Vorë-Hani i Hotit 3 milionë euro për kilometër, na lidh me rrjetin ndërkombëtar

Eksperti i sektorit hekurudhor Dritan Spahiu për njoftimin e BERZH lidhur me çeljen e tenderit masiv prej thuajse 370 milionë eurosh për ndërtimin e hekurudhës Vorë-Hani i Hotit, ndërkohë që drejt fundit janë edhe disa projekte shumë të rëndësishme si Tiranë-Rinas, apo Tiranë-Durrës thotë se investimi në hekurudhë është i pakët.

Duke folur për “MCN Econony”, ai deklaroi se gjendja nuk është optimiste por vitet e fundit po merren hapa konkret për rehabilitimin e rrjetit hekurudhor.

Sipas tij, Shqipëria është e fundit në rajon për vënien në punë të projekteve hekurudhore.

Spahiu deklaron se linja Durrës-Tiranë është në rikonstruksion dhe pritet të përfundojë në fund të vitit tjetër, ose në fillim 2026, por se sfidë mbetet hekurudha Tiranë-Rinas.

Fibank

Vetëm për të rikonstruktuar hekurudhën Vorë-Hani i Hotit do 3 milionë euro për kilometër. Imagjinoni sa do ta bësh nga fillimi.

E gjithë Europa është drejt transportit hekurudhor. Projektet hekurudhore janë të shumta, me ndihmën e Bashkimit Europian.

BE e ka të rëndësishëm integrimin e Shqipërisë, përfshi dhe hekurudhore.

Është shumë i rëndësishëm projekti Vorë-Hani i Hotit, sepse ne na lidh me rrjetin ndërkombëtar.

40-50% janë para falas nga Bashkimi Europian i cili do të integrojë të gjithë rajonin. Një pjesë tjetër janë fonde me interesa të ulëta se janë fonde zhvillimore.

Aktualisht nuk kemi transport hekurudhor ndërkombëtar sepse ka një urë të prishur në Veri të vendit.

Dhe është e pamundur të lidhet Veriu me pjesën tjetër të Shqipërisë.

Me përfundim të kësaj vepre shpresojmë në fillim të vitit 2030 ne do kemi akses të lidhemi me Malin e Zi dhe më tej me Serbinë dhe pjesën tjetër të Europës.

Projekti është me shumë rëndësi jo vetëm për Shqipërinë. Projekti Durrës-Rrogozhinë pritet të lançohet vitin tjetër si tender.

Nga Rrogozhina në Elbasan, Qafë Thanë dhe Maqedoni. Por jemi akoma në fazë diskutimi fizibiliteti.

Projekti me Greqinë është në fazë parafizibiliteti.

Projekti tjetër lidhur me Kosovën, ky projekt nuk financohet nga Bashkimi Europian, por nga hekurudhat shtetërore të Shqipërisë dhe Kosovës respektivisht.

Është në përfundim projekti i fizibilitetit dhe më tej do jetë projekti teknik dhe më pas për 2-3 vite presim të nisë fillimi i tij.

Ne duhet ta kemi si hekurudhë se hekurudha është strategjike. Jemi të fundit në rajon për vënien në punë të projekteve hekurudhore.

Njolla që kanë hekurudhat e diktaturës do përdoren, deri në Pogradec e kemi, do vazhdojë deri në Maqedoni.

Durrës-Prishtinë po mendohej një infrastrukturë e re dhe me shumë mundësi mund të lidhet Shkodra me Gjakovën, do shfrytëzohet e gjithë infrastruktura për të lidhur me rajonin.

Udhëtimi nga Tirana në Durrës mund të jetë më pak se 20 minuta, megjithëse aty janë ndërtuar disa stacione.

Nuk është tren ekspres, do ketë 8-9 stacione. Kjo e vonon pak. Biletat duhet të jenë me çmim të përballueshëm nga të gjithë.

Durrës-Tiranë ka shkuar 120 milionë euro për kilometër se është përfshirë dhe elektrifikimi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top