MC Networking

Kalemaj: PD duhet të vijë me program të qartë elektoral, PS po këmbëngul te vota diasporës

Teksa na ndajnë dhe pak muaj nga zgjedhjet parlamentare 2025 edhe me rikthimin e Berishës nga arresti shtëpiak duket se në PD ende nuk kanë nisur motorët e fushatës. Berisha ka njoftuar sërish një protestë në 23 dhjetor.

Lidhur me këtë në MCN Live politologu Ilir Kalemaj u shpreh se PD nuk është aspak vonë për të nisur dhe me rëndësi mbetet shpalosja e alternativës dhe programi elektoral.

Ai tha se PS nga ana e saj është duke këmbëngulur për votat e diasporës sepse ka kuptuar se i mungojnë votat brenda vendit.

Sipas tij opozita duhet ët vijë me një program të qartë elektoral sepse kjo është ajo për të cilën kanë nevojë qytetarët.

Nuk mendoj se PD është vonë është një parti homogjene ka futur brenda vetes ato parti që ishin malbuar dhe nga ana tjetër PS është duke këmbëngulur fortë në diasporë për shkak të mungesës së votave brenda vendit, pra për të mbushur vakumin e votave që duket se i mungon.

Në PD do fillonte ajo lufta brenda llojit nëse do bëhej që tani e ditur lista, prandaj s’mund të vijnë listat e emrave para ofertës së partisë. Mendoj se rasti më i mirë është që PD të vijë në pushtet dhe të japë shpresë për shqiptarët.

Nuk ka rëndësi se çfarë mendon një kandidat për deputet, rëndësi ka që ata të votohen dhe ata votohen nga shqiptarët, prandaj s’ka rëndësi se në çfarë zone elektorale ata do të jenë por programi i tyre elektoral dhe kush është kryetari i tyre i partisë.

Ajo që kanë nevojë njerëzit është kush është programi elektoral për të bërë zgjedhjen nëse do ikin jashtë vendit apo do votojnë për ndryshimin. Besoj se shumë shpejt PD do e bëjë të ditur programin e saj elektoral sepse për mua ai mbetet më me rëndësi.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top