Gazetari Sokol Bregu duke folur në edicionin e lajmeve në MCN TV tha që duke iu referuar raporteve të SHISH-it rusët kërkojnë informacione në Shqipëri dhe ka spiunazh. Duke folur mbi prostitucionin e vajzave të huaja në Shqipëri, Bregu tha që ato vijnë në vendin tonë pasi s’kanë nevojë për certifikata mjekësore. Gazetari u shpreh pro legalizimit të prostitucionit në Shqipëri.
I pyetur mbi prostitucionin e vajzave të huaja në Shqipëri, Bregu tha:
“Shqipëria është i vetmi vend në Europë kur prostitucioni konsiderohet vepër penale. Prostitutat vijnë në Shqipëri sepse në vendet e tjera nuk mund të marrin certifikatë mjekësore. Është e paligjshme në Shqipëri, e ke certifikatën, s’e ke certifikatën. Në të kundërt s’ka arsye pse të vijnë, tregu s’është i mbi ngopur. Ka shumë të huaja që ushtrojnë prostitucion. Qendrat e masazhit janë bërë plot. Unë mendoj që kjo është arsyeja pse vijnë në Shqipëri dhe jo në vendet e BE-së. Se ndonjë shifër e madhe në Shqipëri për të paguar dhe për të pasur klientë nuk është. Një ndër gjërat e para që duhet të ishte bërë në këtë vend, para hyrjes në BE, duhet të ishte legalizuar prostitucioni. I sjell taksa shtetit dhe u jep të drejtën të pajisen me certifikata mjekësore”.
Lidhur me spiunazhin në Shqipëri, Bregu tha:
“Ka një spiunazh të madh në Shqipëri. Shqipëria ka dokumente sekrete të NATO-s që shpërndahen në momente të caktuara. Qeveria kohët e fundit është shprehur shumë më hapur se vendet e BE kundër Rusisë. Do prodhojmë armë për Ukrainën, do t’i ofrojmë shumë ndihma në armatime, dhe kjo do të na bëjë një vend që Rusia do të na shohë. E gjej edhe në raportet e SHISH-it, që rusët kanë ndërhyrë, kërkojnë informacion, e gjejnë këtë informacion.”
Sa i takon lajmit të raportuar sot për vetëvrasjen e një shtetase ruse në Durrës, gazetari u shpreh:
“Ka lënë një letër, pas aktit të vetëvrasjes. Është një letër e shkruar në rusisht. Mendohet se arsyeja është një prag divorci në Rusi. Nuk është se ka ndonjë dyshim për ndonjë vepër penale. Banesa është në pronësi të një shtetase çeke, administratori ukrainas”.
0 Comments: