Në epokën e monarkisë, Shqipëria ndërtoi një kuadër ligjorë i cili i rezistoi kohës e ndër juristët konsiderohet ndër më të mirët në ekzistencën e vendit. Në këtë sistem ishin pjesë edhe burgjet, ku Monarku Ahmet Zogu kishte miratuar rregulloren ku ushtarakë e fetarë të qëndronin në burgje të veçuar nga kriminelët apo të dënuarit e tjerë të kohës.
91 vite më parë në kohën kur Shqipëria qeverisej nën drejtimin e Monarkut Ahmet Zogu, ushtarakët të cilët burgoseshin nuk akomodoheshin me kriminelët e rëndomtë.
Emisioni “Fact Check” ka mundur të sigurojë rregulloren e vitit 1933 e cila saktësonte se ushtarakët do duhet të qëndronin në një ambient të veçuar.
Në nenin 13 dhe 14 të kësaj rregullore të brendshme të burgjeve thuhet “Ushtarakët mbahen në burgun e ushtrisë dhe kur nuk ka të tillë burg atëherë, mbahen në burgun e përgjithshëm, por deri sa të mbajë cilësinë ushtarake mbahen në dhoma të veçanta.”
Po ashtu në nenin 14 kjo rregullore përcakton edhe akomodimin në burgje të zyrtarëve të klerit në rast se ata shkelnin ligjin apo dënoheshin në atë kohë.
Për burgosjen e tyre thuhet “Fetaret burgosen dhe vuajnë ndëshkimet e tynë në burgjet e përgjitshme dhe në dhoma të veçanta deri sa mbajnë cilësinë fetare të tyne”.
Edhe pse ende s’është publike emisoni “FactCheck” ka mundur të mësojë se aktualisht ekspertët dhe juristët e burgjeve janë duke përpiluar një rregullore të re e cila për herë të parë pas disa dekadash parashikon se “funksionarët publik, zyrtarët, të cilët do të përballen me ligjin dhe dënimet penale të kenë mundësi të qëndrojnë të veçuar nga kriminel të dënuar për krim të organizuar dhe krime të rënda përfshi dhe ato të vrasjeve.
Këta janë disa nga Lista e gjatë e zyrtarëve publik që kanë provuar qelitë e paraburgimeve dhe burgjeve shqiptare
Ilir Metaj, (Ish-President, Kreu i Partisë së Lirisë)
Saimri Tahiri, (Ish-Ministër i Brendshëm)
Jorgo Goro, (ish-Kryebashkiak Himarë)
Xehvahir Lita, (Ish-kryeprokuror i Kukësit)
Safet Gjivi, (Ish-Kryebashkiak Kukës)
Ilir Beqaj, (Ish Ministër Shëndetësie)
Ervin Salianji, (Ish-deputet i Partisë Demokratike)
Jurgis Çyrbja, (Ish-deputet)
Vngjush Dako, (ish-kryebashkiak Durrës)
Fatos Tushe, (Ish-kryetari Bashkisë Lushnje)
Lefter Koka, (Ish-ministër Mjedisi)
Alqi Bllako, (Ish deputet)
Joana Duro, (ish Sekretare Përgjithshme Ministria e Shëndetësisë)
Lefter Alla (ish Kryetari Bashkisë Bulqizë)
Enkeleda Lleshi (ish nën kryetare Bashkisë Bulqizë)
0 Comments: