Drejtori i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura, gjeneral brigade Aleksandër Pando, buxhetin prej 52 miliardë lekë apo më shumë se 525 milionë euro për mbrojtjen, e cilëson si buxhet që plotëson kushtet që ka vendosur NATO, për 2% të Prodhimit të Brendshëm Bruto.
Nga studio e MCN Economy, Pando deklaroi se me këtë buxhet ushtarakët do të jenë më të mirëpaguar dhe më të trajnuar.
Sipas tij, mbrojtja e vendeve është duke u rishikuar pas luftërave që kanë plasur në botë. Ai paralajmëroi gjithashtu nisjen e prodhimit të armatimit "Made in Albania", jo vetëm për vendin tonë, por edhe për eksport.
Kalimi i strukturës nga batalion në regjiment, do të thotë të rrisësh forcat që ke në vetvete. Do ketë efektiv aktivë, por edhe rezervist.
Pasi për herë të parë në vitin 2025, do të implementohet edhe sistemi rezervist.
Investimet janë të fokusuara në edukim, po reformojmë Kolegjin e Mbrojtjes dhe Sigurisë, i dyti institucion arsimor që përgatit personelin tonë ushtarak.
Buxheti i mbrojtjes do të fokusohet kryesisht te kapitali njerëzor, ku do të aplikohet shtesa mbi pagë, për pilotët, forcat speciale, mjekët.
Baza e Kuçovës është një bazë rezerve taktike e NATO-s, në këtë bazë janë planifikuar të përdoren 6 avion fiks dhe dy avion për furnizim.
Kjo bazë ofron një bazë sigurie për vendin tonë.
Forcat e RSH ndodhen aktualisht në misionet e NATO-s, në KFOR, në Bullgari, në Rumani, kemi personel në kuadër të BE, në Bosnjë Hercegovinë, kemi strukturat tona në kuadër të OKB-së në Sudanin e Jugut.
Në kuadrin e koalicioneve kemi kontribut në Egjipt, vazhdojmë kontributin me anije në detin Egje.
Gjeneral Pando shtoi se nga lufta në Ukrainë ka lindur si nevojë rivitalizimi i industrisë së prodhimit të armatimeve dhe forcimin e prodhimit të dronëve.
Ndërsa për forcat rezerviste, do jenë 2100 forca rezerviste, ligji po konsultohet në komisionet parlamentare dhe shpresojmë që në 2025 të aplikohet.
Implementimi i konceptit rezervist do bëhet me faza, te strukturat mbështetëse në fillim dhe më tej te grupet operacionale.
Sipas tij, situata në Ballkan momentalisht paraqitet e qetë, por se me shumë pak gjëra mund të ndryshojë dhe bëhet e rrezikshme.
Në vijim gjenerali shtoi se Shqipëria ka një pozicion të rëndësishëm strategjik në Ballkan, sepse është një pikë kyçe, ku nga porti i Durrësit kalojnë të gjitha trupat e KFOR.
Do prodhojmë armatime “Made in Albania”, edhe për eksport.
Nëse procesi do ecë siç duhet në 2-3 vite ne do kemi prodhimin e parë “Made in Albania”.
Do të ketë armatim të lehtë, pistoleta. Do përdoret teknologji për prodhimin e municioneve shqiptare.
Pando bëri të ditur se Forcat e Armatosura janë në total 8500, të ndara në artileri, xhenio, forca luftimi dhe mbështetjet në shërbime dhe logjistikë të cilat krijojnë kushtet për realizimin e misionit të tyre.
0 Comments: