Dritan Ziu, i cili merret me fotografimin ne lastra xhami, thotë se aparati që përdor është 170 vjeçar, vetëm lentja është pak më e re.
Ai deklaroi për “MCN Informacion”, se aparatin e ka blerë në Bruksel.
Sipas tij, nga një periudhë tranzicioni shumë e egër, shqiptarët janë përqendruar te pjesa e mbijetesës.
Procesi që unë bëj, marr një xham, pambuk, ky pambuku që në Shqipëri gjendej shumë kollaj, sot nuk ekziston.
Pambukun e kam prodhuar vetë, tualetin e shtëpisë e kam kthyer në laborator, e kam prodhuar vetë.
Kam harxhuar një vit për të gjetur lëndën e parë për të prodhuar fotot. Me humbjen e zejtarisë ka humbur një pjesë e dijeve tona.
Synoj klientët shqiptarë se jashtë shtetit këtë mund ta kesh, pasi ka fotografë që e ofrojnë si shërbim, por në Shqipëri nuk ka.
Po bëjmë disa tentativa me muzeun Marubi që ta përhapim si njohuri. Teknika që unë përdor është shpikur në vitin 1851 dhe kur hyri në Shqipëri në 1860 ka përdorur këtë teknikë.
Ndaj mundohem që ta ruaj të tillë. Unë po bëj një shërbim që t’ua atribuoj klientëve shqiptarë.
Turistët që vijnë në Shqipëri nuk janë të interesuar te pjesa kulturore. Ndaj duhet punuar me tour operatorët.
Kur flasim për kostot edhe ky proces e ka një kosto. Një pjesë të mirë të lëndës e marrim nga jashtë.
Dhe filmat fotografik vijnë nga jashtë dhe turistët që vijnë e blejnë një film fotografik në Tiranë thonë që në Itali e gjejnë më lirë.
Ndaj synojmë konsumatorët shqiptarë.
0 Comments: