Dietologia klinike Stavrula Posteci thotë se anemia është një problem shëndetësor që sh faqet në 80% të popullatës në mbarë botës, prej mungesës së hekurit.
Duke folur për “Zgjohu me MCN”, deklaroi se anemia mund të shfaqet dhe prej genetikës, mund të jetë diçka e trashëguar, por mund të përmirësohet me një regjim ushqimor.
Ushqime të dëmshme nuk ka por janë kombinimet që rrezikojnë të ketë një përthithje të hekurit. Hekuri nuk prodhohet nga trupi ynë, por merret nga produkte ushqimore.
Për thjerrëzat kombinimi ideal është t’i kombinojmë me domate dhe spec dhe mos t’i shoqërojmë me djathë, por me peshk ton.
Legumet këshillohet që të shoqërohen gjithmonë me vitaminën C, me ushqime me vitaminë të tillë, për ta përthithur më mirë hekurin.
Simptomat e anemisë tek çdo person mund të jenë të ndryshojnë, por shohim zbehje të lëkurës, rrathë të syve, lodhje, takikardi.
Por çdo person mund të ketë dhe simptoma të ndryshme, por këtë gjë e përcakton mjeku. Mëlçia e viçit dhe e pulës përmbajnë sasi të lartë hekuri.
Gjendet në çdo produkt shtazor si mishi i kuq, mishi i pulës, gjeli i detit. Këtu e gjen në sasi shumë të larta dhe që përthithet më lehtë nga organizmi.
Spinaqi përmban hekur jo hemik, që nuk përthithet lehtësisht nga organizmi, pasi përthithet vetëm 15% e tij, ndërsa produktet e mishit përthithin hekurin në masën 40%.
Nëse do të kisha një sallatë me spinaq do të shtoja speca të kuqe, fara luledielli, fara kungulli, për të përthithur më mirë hekurin.
OBSH rekomandon që mishi i kuq të mos i kalojë 150 gramë në javë, ose dy porcione në javë.
Të brendshmet e bagëtive përmbajnë sasitë më të larta të hekurit, 100 gramë të brendshme përmbajnë dyfishin e sasisë së hekurit që ka mishi.
Vera e kuqe parandalon përthithjen e hekurit, rekomandohet që mishi të shoqërohet vetëm me verën e bardhë.
0 Comments: