MC Networking

Hipertensioni arterial, Ciko: Po prek gjithnjë e më shumë moshat e reja, duhet ndryshuar stili jetesës

Arjan Ciko kardiolog në një lidhje skype në “Zgjohu me MCN” ka folur lidhur me hipertensionin arterial i cili duket se ka zbritur tek moshat 30 vjeçare.

Ai u shpreh se hipertensionin fillon kaq herët sepse ndikon stili i jetesës, mënyra se si ne ushqehemi dhe mungesa e aktivitetit fizik, ndërsa theksoi se duhet të jemi të kujdesshëm dhe me kontrollet periodike për ta pasur nën kontroll.

Sipas tij është sëmundje multifaktoriale, janë disa faktorë që ndikojnë që me gjenetikën tonë, por nuk ka shenja specifike.

Jo vetëm në Shqipëri, por sëmundjet kardiovaskulare po prekin gjithnjë e më shumë moshat e reja. Është stili i jetës që fillon që me dietën, ushqimin që marrim dhe aktivitetin fizik, është e rëndësishme kontrolli sidomos për moshat e reja sidomos 35 vjeç ku tensioni ka pak vlera jo aq të larta sa për të filluar mjekim dhe këta janë më të rrezikuarit.

Zakonisht ndodh që pacientët që e kanë tensionin shumë të lartë po them 180 vijnë në urgjencë. Tensioni i lartë nuk jep shenja, por nëse fillojnë të kesh të vjella, marramendje do të thotë që është shumë i lartë dhe duhet të kurohen, megjitjhatë këto nuk janë shenja specifike të tensionit.

Është sëmundje multifaktoriale, janë disa faktorë që ndikojnë që me gjenetikën tonë dhe pastaj është stili i jetesës, ushqyerja sepse ka ushqime të pasura me shumë yndyra, mungesa e aktivitetit fizik, por ajo që dua të them është se çdo njeri ka disa shkaqe që quhen sekondare të hipertensionit.

Ndahet në dy shkaqe hipertensioni primar dhe ai sekondar, ku ky i fundit ka një shkak gjithmonë që mund të jetë veshka, tiroidja. Simptomat janë të ndryshme sepse kjo hipotoni shfaqet në mosha shumë të reja dhe është shumë i lartë e kalon 180 shkon derri në 220 dhe ëhstë shumë e vështirë të kurohet.

Çdonjëri mund të ketë një krizë hipertensioni por nuk mjafton për ta diagnostikuar atë me hipertension. Për ata që janë në kufi do këshilloja kontroll dhe ndryshim të stilit të jetesës, por nëse një pacientë është i rregullt nuk kemi pse ti japim kurim direkt, mjafton aktiviteti fizik dhe ushqimet me sa më pak yndyra.

Ndërsa për ata persona që vuajnë nga hipertensioni do thoja jam kundër vetëm produkteve që prodhon industria ndërsa ushqimet e prodhuara nga natyra nuk jam kundër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top