MC Networking

Industria e drurit/ Peri: Problem mungesa e personelit. Qeveria të mbështesë universitetin me laboratorë

Leonidha Peri, ish-dekan i fakultetit të Shkencave Pyjore theksoi në “Mcn Informacion” se produktet shqiptare të industrisë së drurit kanë pengesa sa i takon eksportit në Europë. Ai theksoi se me një mbështetje minimale nga qeveria industria mund të bëjë shumë më tepër. Gjithashtu ai ngriti shqetësimin e mungesës së personelit, ndërsa vuri në dukje nevojën që qeveria të mbështesë universitetin që të pajiset me laboratorët e duhur, në mënyrë që të mbështetet industria në tërësi. 

Është një industri që punëson 8 mijë persona, bën 45 milionë euro eksport, s’është gjë e vogël. Është një nga industritë që ka ecur me këmbët e veta, që s’i është kushtuar vëmendje. Një industri shumë fleksibël në të gjitha aspektet, që e ka filluar nga zero. Pse s’është mbështetur? Mbase s’është interesante për politikën. Kërkesa për produkt i derivuar. Për sa kohë që ndërtimi është sektor i rëndësishëm, do jetë edhe kërkesa për produktet e drurit. Pengesat për eksport në Europë janë të mëdha, por kompanitë tona arrijnë t’i tejkalojnë. Industria e drurit është me potencial të madh në inovacion, sidomos në teknologji. Folëm për dru, por janë produkte me bazë druri. Me një mbështetje minimale kjo industri mund të bëjë shumë më tepër, për ta lehtësuar. Kostot e prodhimit janë të larta. Problematika e madhe është pjesa e subjekteve relativisht të vogla jashtë sistemit. Janë zdrukthtaritë e vogla që janë jashtë kontrollit. Ato kanë marazh fitimi të madh. Problematikë e madhe është mungesa e personelit. Pagat kanë vajtur në nivele që s’i dimë. Do doja të përgatisnim specialistë që u përshtaten nevojave të kompanive. Për shumë vite kemi punuar si dy botë të ndara, universitetet dhe kompanitë. Koha na ka bashkuar. Qeveria shqiptare duhet të mbështesë kompanitë ne panaire. Ne kemi mungesë në numër dhe cilësi. Futja e linjave të automizuara kërkojnë inxhinierë që dinë të programojnë. Niveli i studentëve s’është ai që duhet. Qeveria mund të na mbështesë ne për laboratorët e nevojshëm, dhe ne mbështesim industrinë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top