MC Networking

Ulliri: Asnjë donacion nga qeveria për industrinë e drurit. Nuk mbrohet prodhuesi dhe klienti

Sulejman Ulliri,  kryetari i bordit te klasterit të industrisë së drurit tha në “Mcn Informacion” se qeveritë shqiptare s’e kanë pasur asnjëherë në fokus industrinë e drurit.

Ulliri theksoi se kompanitë shqiptare prodhojnë me standarde dhe cilësi të lartë dhe bëhet fjalë për një sektor që s’është promovuar sa duhet në panaire. 

Qeveritë shqiptare s’e kanë pasur në listë industrinë e drurit. Është një sektor që ka mundësi të zhvillohet, të furnizojë tregun shqiptar dhe ndërkombëtar. Është një industri që duhet stimuluar. Sot prodhojmë një pjesë të mire të nevojave, ka furnizime nga Turqia, pak nga Europa Perëndimore dhe Kina, që janë edhe konkurrentët tanë. Në Shqipëri është rritur standardi, cilësia dhe kapacitetet prodhuese. Në Shqipëri prodhimi i mobiljeve është një sektor që ka një vlerë të caktuar. Në çdo vend të Shqipërisë ka prodhues të vegjël dhe të mëdhenj. Klientët tanë janë diaspora dhe rishitësa në tregun europian. Prodhimet e Shqipërisë shkojnë deri në Kanada dhe SHBA. Fatkeqësisht asnjëherë s’i industri s’ka qenë në fokus të qeverive. Kemi një traditë të dobët në panaire, promovime. Qeveria e Kosovës e ka në fokus. Firmat kosovare marrin pjesë prej disa vitesh në panaire të rëndësishme, si Panairin e Këlnit. Nga qeveria shqiptare s’ka pasur asnjëherë donacion, qoftë edhe 1 euro. Tregu shqiptar punon me porosi, kjo tregon cilësi”.

Ai theksoi se importet dëmtojnë prodhimin shqiptar, ku sipas tij ka importe pa asnjë lloj certifikimi dhe standardi. Ai shtoi se në Shqipëri vijnë produkte që s'kanë vendin e origjinës. 

Ulliri tha që prodhuesi shqiptar nuk mbrohet, po ashtu edhe klienti që nuk e di çfarë blen. Ai evidentoi gjithashtu mungesën e profesionistëve të fushës. 

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top