MC Networking

Çelo: Prindërit duhet të kalojnë kohë me fëmijët për të shmangur problemet emocionale (VIDEO)

Psikologia Desdemona Çelo sheh mungesën e kohës së kaluar me fëmijët si një nga shkaqet kryesore të problemeve që hasen te ta apo edhe te adoleshentët më vonë. Në studion e MCN, ajo tha se pasoja të kësaj mungese has edhe te të rriturit.

Prindërit nuk munden të rrinë pranë fëmijëve, për shkak të ngarkesës së ditës. Koha e kaluar me fëmijët është shumë e ulët. Këtu nisin problemet psikologjike dhe emocionale. Nëse prindi është aty për të folur me fëmijën mbi situatat që ai ka pasur gjatë ditës, mund të gjenden mënyra për t’i adresuar dhe për të arritur kontrollin emocional. Duhet gjetur nja balancë mes jetës së tyre me fëmijët.  Kam vënë re edhe te adultët që vijnë te psikologu për problemet në mjediset familjare. Ata mund të kenë pasur çdo gjë materiale, por nuk u janë plotësuar nevojat emocionale.

Çelo tha më tej se për prindërimin nuk mund ta imitosh.

Modeli autoritativ është modeli më i suksesshëm. Nuk jam pro ndëshkimeve, por ky model është për përforcimin pozitiv. Të gjitha modelet e tjera kanë disavantazhe më shumë se avantazhe. Modeli liberal nuk i ka mekanizmat si një i rritur që të kuptojë se liria ka një kufi. Nëse marrim modele të njerëzve të tjerë, e kemi të humbur betejën për të qenë një prind i mirë.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top