Avokati Arben Llangozi ka ngritur disa akuza për Gjykatën e Posaçme lidhur me mospranimin apo rrëzimin e disa masave të sigurisë të kërkuara nga SPAK për disa nga oligarkët më të mëdhenj në vend.
Lidhur me këto akuza, ai tha për edicionin e lajmeve në MCN TV se çështja lidhet me Portin e Limionit dhe se për disa nga përfituesit e kësaj pasurie është kërkuar masë sigurie arrest me burg, por edhe persona të tjerë që janë persona nën hetim në SPAK.
Llangozi deklaroi se ka marrë në dijeni se Gjykata e Posaçme nuk e ka pranuar këtë kërkesë dhe pritet që Prokuroria e Posaçme, t'i drejtohet Apelit të Posaçëm me një ankim.
Masa e sigurimit duhet të ishte pranuar siç është pranuar dhe sekuestro e lënë në fuqi nga Gjykata e Lartë dhe Gjykata Kushtetuese.
Prona është përfituar në mënyrë të paligjshme dhe ishte momenti i duhur për caktimin e masave për personat e implikuar në këtë aferë.
Nuk janë vetëm këta politikanë të implikuar në këtë aferë. Bardhyl Kollçaku një ndër të implikuar në këtë aferë, deri dhe te Presidenti aktual.
Kemi të bëjmë me pasuri shtetërore që është tjetërsuar.
Në momentin që SPAK vendosi sekuestro dhe kjo sekuestro është miratuar nga të gjitha gjykatat e Republikës së Shqipërisë, vetë shteti, Kryeministri apo Avokatura e Shtetit, kishte detyrimin ligjor të kërkonte shfuqizimin e kësaj kontrate.
Detyrimi i Avokaturës së Shtetit është që të kishte ngritur një padi për shfuqizimin e këtyre kontratave.
Se aty është duke u punuar ende, pavarësisht vendimit të sekuestrove. Jemi një vend ku vendimet gjyqësore nuk zbatohen.
Kemi një sërë aktorësh të implikuar, dy oligarkët përfitues direkt të kësaj pasurie, ministren Xhaçka, gjeneralët e famshëm që shesin vendin e tyre dhe që s'mund të quhen gjeneralë se janë për të mbrojtur pronat dhe territorin.
Kemi të bëjmë me një dosje “Çyrbja 2” se kemi ndikim të oligarkëve në Partinë Socialiste.
Të mos harrojmë që Bardhyl Kollçaku është deputet sot dhe është vetëm pasi u fali pronat shtetërore oligarkëve.
Dhe Begaj u zgjodh President, vetëm për t’u mbrojtur nga kjo aferë. Qoftë Bajram Begaj, por edhe Bardhyl Kollçaku kanë mbajtur dy qëndrime për privatizimin e kësaj praktike.
Në fillim kanë thënë nuk duhet të privatizohet, pas një jave, me të njëjtat fakte, kanë thënë se lejohet. Këtu ngrihet dyshimi për korrupsion.
Këtu kemi të bëjmë me një sërë shkeljesh të bëra nga gjykata, se gjykata është ajo që vendosi sekuestron dhe gjykata vendos sërish mos pranimin e masës për këtë çështje.
Unë së shpejti mendoj se do kemi goditje dhe surpriza lidhur me oligarkët që kanë vjedhur shtetin shqiptar.
Kryeministri përderisa del dhe i bën presion sistemit të drejtësisë për mënyrën se si duhet të funksionojë, kemi të bëjmë me një ndikim me qëllim.
Kryeministri ka marrë në mbrojtje oligarkë dhe duhet të hetohet se çfarë përfitimesh ka lidhur me këtë rast.
Se paligjshmëria e shtetit shqiptar është konstatuar tashmë. Kjo paligjshmëri mbrohet nga kryeministri dhe tregon se ka një interes shumë të madh.
Duhet parë nëse ka përfitim direkt në këtë pasuri. Të mos harrojmë që kemi Olta Xhaçkën që është përfituese e një pasurie në Dhërmi, nëpërmjet bashkëshortit të saj.
Ku u gjetën këto vlera investimi që u hodhën aty. Unë dyshoj se këto investime janë para korrupsioni, janë përfitime nga porti i Sarandës në Limion.
Kemi sekuestro vetëm të truallit në Dhërmi, nuk kemi të investimit.
Ky investim nga vjen, nga buron? SPAK heton sipas interesave, mbase dhe këta janë të ndikuar.
Nuk kemi gjë tjetër veçse janë gjyqtarë patronazhistë, që vijnë nga FRESSH dhe i kanë shërbyer më parë partisë.
0 Comments: