MC Networking

Sekuestrohen pasuritë e Monika Kryemadhit dhe nënës së saj

Pasuritë në emër të deputetes së Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi dhe nënës së saj, Fatime Kryemadhi janë sekuestruar.

SPAK sqaron se sekuestroja vihet në kuadër të veprimeve korruptive të zyrtarëve të shtetit në lidhjen dhe zbatimin e kontratës së shërbimit CEZ-DIA.

Mbi bazën e kërkesës së SPAK, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar përmes vendimit nr.640 të datë 15 nëntor 2024, ka vendosur masën e sigurimit pasuror ‘Sekuestro preventive’ për dy prona në pronësi të shtetasve Fatime Kryemadhi dhe Monika Kryemadhi.

Kjo masë vjen si vijim i veprimeve hetimore dhe proceduriale në lidhje me procedimin penal nr. 122 të vitit 2022.

Pasuritë e sekuestruara janë:

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe;

-kati përdhes, 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë;

-kati nëntokë 139 m2,

-kati i parë 79 m2,

-kati i dytë 51 m2, verande kati i dytë 27.9 m2 – në pronësi të shtetases Fatime Kryemadhi, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Ndërtesë në Selitë, Tiranë me sipërfaqe kati përdhes 152 m2, nga të cilat 82 m2 banesë dhe 70 m2 verandë,

-kati nëntokë 139 m2,

-kati i parë 79 m2,

-kati i dytë 51 m2, verandë kati i dytë 27.9 m2, në pronësi të Monika Kryemadhi, me adresë Rezidenca “Kodra e Diellit”.

Vendimi i Gjykatës së Posaçme është ekzekutuar nga policia gjyqësore në datat 19 dhe 20 Nëntor 2024, duke vendosur bllokimin e pasurive në regjistrat e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si dhe duke ua komunikuar këtë vendim pronarëve të pasurive.

Lidhur me të njëjtin hetim ish-bashkëshorti i Kryemadhit, Ilir Meta u arrestua më 21 tetor për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA.

Meta dhe Kryemadhi akuzohen për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” , “Korrupsion pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarimi, fshehja dhe deklarimi i rremë i pasurive, interesave private të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top