MC Networking

Marku: Gjuha shqipe jo lëndë, pjesë e formimit. Xhura: Kurrikula dy gjuhësore në shkolla ndikojë te shqipja e fëmijëve (VIDEO)

Sipas rezultateve të PISA-s 2024 nxënësit në Shqipëri kanë shënuar rënie në aftësitë e tyre veçanërisht në lexim dhe gjuhë shqipe.

Lidhur me këtë të ftuara në MCN Informacion dy mësueset Irma Marku dhe Irida Xhura kanë folur për vështirësitë e të mësuarit gjuhën shqipe dhe shkaqet pse po ndodh diçka e tillë.

Marku shprehet se jo vetëm në shkolla por dhe në shtëpi kemi probleme me komunikimin, ndërsa theksoi se gjuha shqipe nuk duhet parë thjeshtë si një lëndë, por si pjesë e formimit. Ajo tha se problematika e mësimit të gjuhës shqipe fillon në gjimnaz.

Jemi përballë një sfide të asaj që kemi kërkuar të bëjmë me asaj çfarë japim. E vërtetë është se kemi vështirësi me fëmijët të kuptohemi jo vetëm në bankat e shkollave por dhe në shtëpi. E shoh të shtrirë në shumë rrafshe, raporti i pisa është për të vënë ulërimën. Është një gërshetim i shumë elementëve social-politik- kulturor. Flas për këtë periudhën post komunizmit, prindërit e rinj që tashmë janë ata që kanë fëmijët në bankat e shkollës kërkuan në mënyrë paralele që të formoheshin, prindërorin paralele dhe nuk kanë ditur ta bëjnë këtë në mënyrë cilësore. Ne si shoqëri nuk kemi ditur të prindërojmë të paktën në këto 30 vitet e fundit.

Ajo që kam mundur unë të vërej është se ne kemi rreshtur së qeni komunitar, atëherë ne ishim të detyruar të ishim komunitar ndërsa me ardhjen e pluralizmit nuk ditëm të ishim komunitar dhe nga këtu besoj se vjen problematika. Fjala mësymje e gjuhës angleze më duket pak e rëndë sepse ne jemi shumë të etur për të mësuar gjuhë të huaja dhe i mësojmë shumë më shpejt se banorët e tjerë të botë, prandaj thash se duhet ta nisim nga thelbi.

Kur unë isha studente dukej sikur ne kundërshtonim regjimin kur dëgjonim në gjuhën italiane, por ne ishim të formuar dhe lexonim, ne lexonim një libër të shkruar me dorëshkrim dhe jo me kopertina të bukura. Gjuhët e huaja s’kanë qenë kurrë gabim në të mësuar, por gabimi ynë më i madh është se ne vrapuan të bënim nga 2-3 punë dhe ishin më të munguar ndaj fëmijëve. Ndërveprimi, dialogu dhe ajo që vërej është se familja shqiptare në pjesën dërrmuese është shkatërruese.

Gjuha nuk është thjesht një lëndë, apo portë për të kaluar në një hapësirë tjetër profesionale, por gjuha e nënës është ajo e zëmrës që të formon, të mëson si të krijosh hapësirën tënde, botën tënde, si të duash dhe realisht nuk duhet t’ja lësh në dorë vetëm politikave dhe mësuesve, por duhet të vijë si një ndërgjegjësim komunitar. Është një ngërç në të ndjerë. Problemi ynë është se nuk i lamë fëmijët të ishin fëmijë por i bombarduam me kurse dhe kjo bëri që fëmija të vishej me shifra dhe të zbrisje në ndjenja. Për mua askush nuk ka nevojë të shkojë në kurse gjuhe dhe letërsie, janë zbehje. Janë bërë qenie mekanike duket, sikur flasin dhe mendojnë njësoj.

Nga ana e saj Xhura tha se është ulur ndërgjegjësimi dhe vlerësimi ndaj gjuhës shqipe teksa theksoi se teknologjia ka luajtur një rol kyc duke u bërë pengesë për mësimin e gjuhës shqipe. Sipas saj gjuha angleze, përdorimi i rrjeteve sociale dhe teknologjia ka ndikuar në leksikun e gjuhës shqipe.

Unë do e lidhja me gjuhën angleze, përdorimi i rrjeteve sociale dhe teknologjia ka ndikuar në leksikun e gjuhës shqipe. Vihet re te nxënësit që kanë vështirësi për të gjetur fjalën në gjuhën shqipe dhe kjo rrezikon disa struktura të rëndësishme të gjuhës që e lidhen me trajtat, lakimet etj.

Ju vjen më shpejt fjala në anglisht se në shqip. Format e gjuhës angleze po nguliten dhe në komunikimin e nxënësve duke deformuar gjuhën shqipe. Informatizimi ka ardhur dhe nga ana e gjuhëtarëve dhe hartuesve të teksteve shkollore me shqipërimin dhe futjen e gjuhës shqipe në tekstet mësimore mund ti ndihmosh ata që dhe gjuhën kompjuterike mund ta mësosh dhe me terma në gjuhën shqipe. Akademikët duhet të ndërmarrin më shumë projekte me informatizimin e gjuhës shqipe. Pastaj pjesa tjetër na përket ne folësve që nga prindërit.

Nuk mendoj se zë ndonjë hapësirë të madhe kursi për gjuhën shqipe përveç testeve të veçanta, por ajo nuk nënkupton mësimin e gjuhës shqipe, sepse mësimi është proces që fillon qëkur fëmija lind dhe vijon tërë jetën. Ekspozimi ndaj mjeteve teknologjike është ajo që e pengon mësimin e gjuhës shqipe.

Çështja e dytë lidhet me mësimin dygjuhësor në 14 shkollat e Tiranës, që nënkupton që mësimi bëhet nga mësues të huaj dhe nxënësit janë të ekspozuar nga mësimi në gjuhën angleze. Kjo ka ardhur për arsye se dëshira e prindërve është që fëmijët e tyre të jetojnë jashtë Shqipërisë, ka dhe njëlloj paragjykimi mendojnë se gjithë të tjerët janë më të mirë se sa ne prandaj thash se anglishtja është në pozicionin e gjuhës ndërkombëtare dhe konsiderohet një pasaportë shumë e mirë duke i shtyrë prindërit drejt mësimit të gjuhës së huaj.

GREENCOAST
  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top
Marku: Gjuha shqipe jo lëndë, pjesë e formimit. Xhura: Kurrikula dy gjuhësore në shkolla ndikojë te shqipja e fëmijëve (VIDEO) | MCN TV

Error

The website encountered an unexpected error. Please try again later.