MC Networking

Atentati në Shkodër/ Në makinën e viktimave u gjetën tre pistoleta, te e autorëve dy automatikë

Hamza Lici, Arlind Bushati

Policia e Shkodrës del me deklaratën e dytë lidhur me atentatin me dy të vrarë dhe dy të plagosur të ndodhur pasditen e sotme.

Për ngjarjen e ndodhur në aksin rrugor “Shkodër-Koplik”, në Dobraç, policia informon se nga kontrolli i ushtruar në automjetin që udhëtonin shtetasit Hamza Lici dhe Arlind Bushati, u gjetën 3 armë zjarri pistoleta.

Ndërkohë shërbimet e policisë gjatë kontrollit të zonës për kapjen e autorëve, në fshatin Golem kanë konstatuar të djegur plotësisht një automjet tip “Range Rover” dhe dy armë zjarri automatike.

Theksohet se grupi i posaçëm hetimor në drejtimin e Prokurorisë së Shkodrës, po vijon punën për zbardhjen  e rrethanave, sigurimin e provave me qëllim dokumentimin ligjor të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Në atentatin me breshëri kallashnikovi, mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe një grua e identifikuar si Flutura Basha, e cila po udhëtonte me biçikletë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Çifti i bashkëshortëve u mor përpara në makinën në të cilën ndodhej Lici dhe i plagosuri tjetër Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës.

Bushati u qëllua me plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ibrahim Lici është një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i akuzuar për një sërë vrasjesh në Shkodër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top