MC Networking

Del fotoja e viktimës në Shkodër, gjendet një makinë e djegur me dy automatikë brenda

Hamza Lici

Personi që shikoni në fotografi është Hamza Lici, i riu i cili u vra në atentatin me armë zjarri pasditen e sotme në lagjen “Dobraç” të Shkodrës.

Ndërkohë policia e Shkodrës ka gjetur një automjet tip Land Rover model tip i ri të djegur në zonën e Grudës së Re.

Brenda saj janë gjetur dy automatikë, të cilët dyshohet se janë përdorur në ngjarje.

Në atentatin me breshëri kallashnikovi, mbeti i vrarë Hamza Lici, vëllai i Ibrahim Licit dhe një grua e identifikuar si Flutura Basha, e cila po udhëtonte me biçikletë me të shoqin, i cili mbeti i plagosur rëndë.

Çifti i bashkëshortëve u mor përpara në makinën në të cilën ndodhej Lici dhe i plagosuri tjetër Arlind Bushati, djali i Xhemal Bushatit, ish-kandidati i Lulzim Bashës për Bashkinë e Shkodrës.

Bushati u qëllua me plumb në kokë dhe aktualisht ndodhet në gjendje kritike në spital.

Ibrahim Lici është një person i shumëkërkuar nga drejtësia shqiptare i akuzuar për një sërë vrasjesh në Shkodër, mes tyre ajo e Endri Mustafës në vitin 2021 në zonën e Livadheve në Shkodër.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top