MC Networking

Një ditë pas arrestimit të Metës, Proda takon Dumanin: Thellojmë bashkëpunimin Polici-SPAK

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda zhvilloi një takim me Drejtuesin e Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Altin Dumani.  

Gjatë takimit Proda dhe Dumani diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes SPAK-ut dhe Policisë së Shtetit, për ngritjen e këtyre marrëdhënieve në një stad tjetër bashkëpunimi dhe besueshmërie mes palëve.   

Në vijim u tha se Policia e Shtetit është e angazhuar maksimalisht dhe e vendosur për të bashkëpunuar  ngushtësisht me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, dhe me policitë partnere, në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Ky takim vjen pasi një ditë më parë me urdhër të SPAK, efektivët e policisë arrestuan kryetarin e Partisë së Lirisë.

Ilir Meta u arrestua për dosjen e skandalit të lobimit të Partisë së Lirisë në SHBA, asokohe LSI, dhe CEZ-DIA. Të dyja dosjet janë bashkuar në një, ndërkohë që familjes Meta po i hetohet edhe pasuria.

Tre janë akuzat që rëndojnë ndaj Metës, korrupsion në tre raste, pastrim parash dhe mosdeklarim të ardhurash.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top