MC Networking

Arrestimi i Metës/ Rusta jep detaje nga hetimet për ish-Presidentin: Seanca e radhës me dyer të mbyllura (VIDEO)

Gazetari Arsen Rusta në një raportim për MCN Live bëri një rezyme të arrestimit të ish-Presidentit Ilir Meta dhe tregoi çfarë pritet të ndodhë në seancën gjyqësore.

Rusta thekson se hetimi për akuzën e korrupsionit lidhet me një kallëzim të Romeo Kara. Seanca e radhës do të mbahet me dyer të mbyllura pasi fashikulli konsiderohet sekret hetimor.

Ndërkaq Rusta bën me dije se SPAK dhe BKH nuk kanë pranuar të komentojnë mënyrën e arrestimit të Metës, duke theksuar se ekzekutimi i masës është bërë nga Policia e Shtetit.

Gjykata e Posaçme është në pritje të veprimeve proceduriale të Policisë dhe Prokurorisë, për të caktuar një orar edhe një datë se kur do të bëhet vlerësimi i masave të sigurisë. Prej 11 ditësh Gjykata e Posaçme ka shqyrtuar materialet e depozituara nga Prokuroria e Posaçme, përkatësisht tre prokurorët Sotir Kllapi, Arben Kraja dhe Altin Dumani.Gjithçka lidhet me një kallëzim të bërë vite më parë nga Romeo Kara. Kallëzimi ka shërbyer si bazë për nisjen e hetimeve ndaj ish-Presidentit Meta, i cili në postin e ish-ministrit të Energjetikës ka shkelur ligjin thotë SPAK. Më pas ka pasur një tjetër kallëzim nga Halit Valteri dhe Idajet Beqiri sa i përket pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë, janë bashkuar këto procedime në vitin 2024, dhe sipas SPAK është faktuar që Meta ka bërë veprën e korrupsionit, duke marrë para nga ish-administratori i DIA-s Kastriot Ismailaj, tashmë i dënuar nga drejtësia shqiptare. Po ashtu është faktuar sipas SPAK një kontratë lobimi në SHBA për vlerën 500 mijë dollarë. Nuk e ka deklaruar këtë vlerë thotë SPAK në regjistrat e KQZ. Po ashtu me ish-bashkëshortes Kryemadhi ka ndikuar te zyrtarë publikë për të favorizuar kompani të ndryshme, mes tyre ‘Plus Albania’, dhe ka ndihmuar biznesmenë për të bërë ligje. Z.Meta prej pasdites së djeshme, pasi qëndroi për afro dy orë në ambientet e drejtorisë së Policisë është akomoduar në Bllokun e Sigurisë, ku mbahen për 72 orë personat e ndaluar, derisa gjykata të vendos për paraburgimin e tyre. Detyrimi ligjor është që Meta, Xhixho, Çoku dhe Kryemadhi të jenë të pranishëm në seancë, ku shikohet edhe gjendja shëndetësore. Gjykata ka sqaruar se gjykata do jetë me dyer të mbyllura, pasi konsiderohet sekret hetimor fashikulli, dhe nuk janë vetëm këto persona, pasi ka edhe të tjerë për të cilët po hetohet. MCN Live është interesuar pranë SPAK, përgjigjja e SPAK dhe BKH-së është që nuk komentojnë institucionet e tjera dhe nuk kanë qenë të pranishëm në ekzekutimin e masave të sigurisë”.

  • Comments

0 Comments:

Copyright © 2015 MCN TV Të gjitha të drejtat e rezervuara
Dizenjuar dhe Programuar nga MCN
Scroll to Top